Flash

Rrëfimi tronditës i Evra: “Një herë gati e vrava Gary Neville”

Lapsi.al 30 March 2023
Rrëfimi tronditës i Evra: “Një herë gati e vrava Gary

Një karrierë njëzetvjeçare, që filloi kur ai ishte shumë i ri në Itali dhe kulmoi me suksese të shumta në nivel klubesh. Arritjet më të mëdha francezi i arriti veçanërisht me Manchester United dhe Juventus. Patrice Evra, që u tërhoq nga futbolli 4 vjet më parë, njihet si një personazh shpesh jokonvencional. I buzëqeshur, ironik, pa dyshim i çmendur, ish-mbrojtësit francez i pëlqen të tregojë historitë e panumërta të përjetuara në karrierë. Madje edhe ato të papërshtatshme. E episodi i fundit i treguar përmes kanalit të tij në YouTube, për kohën kur luante te Red Devils, është padyshim i çuditshëm.

Episodi për të cilin Evra foli gjatë një transmetimi live në YouTube, ka ndodhur gjatë një seance stërvitore të United. Ish-mbrojtësi i krahut Gary Neville, tani një komentator brilant për TV britanik, është i përfshirë në ngjarje. Gjithçka nisi me një ndërhyrje të egër të anglezit: "Do të jem i sinqertë me ju, gati sa nuk e vrava Gary Neville një herë - filloi francezi -. Ferguson u detyrua të ndërpriste stërvitjen”.

Evra tregoi në detaje se çfarë ndodhi: “Kështu, mbaj mend që mora topin, më pas erdhi Gary Neville dhe në thelb më palosi. Kapi topin, por edhe mua, që rashë përtokë. E pashë dhe ai ndërkohë ishte në këmbë. E unë thashë: 'Gary, nuk do të më kërkosh ndjesë?' Ai më vështroi dhe më tha 'ik q*u'".

Një përgjigje që nuk i pëlqeu aspak francezit: “Sapo tha këtë, u ngrita në këmbë dhe thashë ‘ahhhh mirë’. Pak më vonë topi i mbërriti në gjoks. Unë morë vrull dhe i vura të dyja këmbët në gjoks. E godita aq fort sa bëri një salto mortale mbrapsht”. Siç duket, kishte një agonizëm konkurrues të çmendur në seancat stërvitore të Manchester United të madh…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI