Flash

Më shumë luan, më shumë fiton: 'klauzola Verratti' e PSG, përfshin edhe Skriniar

Lapsi.al 30 March 2023
Më shumë luan, më shumë fiton: 'klauzola Verratti'

Paris Saint-Germain ka aplikuar një klauzolë të veçantë për hartimin e kontratave të fundit. Bëhet fjalë si për ato që kanë të bëjnë me rinovimet ashtu dhe ato për nënshkrimin e lojtarëve të rinj. Idea e PSG është e thjeshtë: sa më shumë luan, aq më shumë fiton. Risia, e raportuar nga Le Parisien, u inaugurua dhjetorin e kaluar nga Marco Verratti në momentin e rinovimit deri në vitin 2026. Për këtë situata do të vlejë edhe për Milan Skriniar. Mbrojtësi do të bëhet zyrtarisht një 'parisien' duke filluar nga 1 korriku, pas skadimit të kontratës me Interin më 30 qershor.

KONTRATA E VEÇANTË E PSG

Drejtori Sportiv Campos, i ardhur verën e kaluar, në fakt ka vendosur të aplikojë një klauzolë në marrëveshjet e reja. Ajo parashikon rritje ose ulje të pagës, në varësi të ndeshjeve të luajtura. Një risi që duhej ta bënte dhomën e zhveshjes skeptike. Sepse, në rast dëmtimi, një lojtar rrezikonte të humbiste disa ndeshje duke parë një ulje të fortë të pagës. Pas kësaj politike ka një zgjedhje ekonomike, duke pasur parasysh shpenzimet e çmendura të PSG-së në vitet e fundit. Nuk përjashtohet edhe mesazhi ndërgjegjësues për dhomat e zhveshjes. Idea është stimulimi i lojtarëve që të angazhohen më shumë për ushqimin, kujdesin për trupin dhe stërvitjen. Një sjellje e tillë bëhet pikërisht për të reduktuar dëmtimet dhe për të qenë në formë më të mirë. Kështu, më shumë ndeshje, për më shumë të ardhura.

Lexo më tej: Skriniar, që tani mjekohet në klinikën e PSG: “Sezoni i tij me Inter mund të ketë mbaruar”

Le Parisien, në shpjegimin e lajmit, raportoi raste të ndryshme që kishin ndodhur në të kaluarën te PSG. Në kohën e Tuchel kishte nga ata që ishin ankuar për stërvitje tepër intensive. Vonesat në stërvitje kanë qenë të shpeshta ndër vite. E në fund lojtarët morën më shumë liri të tilla si daljet e natës ose kthimin nga pushimet mbipeshë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI