Flash

Po i rrëmbente lojtarin në stadiumin e tyre, zbulohet dialogu mes Sarri e Zielinski: “Duhet të ulësh pagën”

Lapsi.al 29 March 2023
Po i rrëmbente lojtarin në stadiumin e tyre, zbulohet dialogu mes
Kanë dalë në dritë disa detaje interesante nga dialogu i zhvilluar mes trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri dhe lojtarit të Napolit, Piotr Zielinski. Të dy kanë folur në Maradona pas ndeshjes Napoli-Lazio. Kryesuesit e kampionatit humbën ndeshjen e tretë të sezonit, të mundur 1-0 në shtëpi nga Lazio. Një kundërshtar që për më tepër kishte në pankinë ish-trajnerin e tyre Sarri. Në fund të lojës, ndërsa lojtarët përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen fanellat, trajneri toskan shkoi të bisedonte me Zielinski. Lojtari ka qenë me të si te Empoli ashtu edhe te Napoli. Kontrata e polakut skadon në vitin 2024. E tashmë duke parë episodin në Maradona mund të mendohet se të dy po flisnin për një të ardhme të re të mundshme së bashku, ndoshta te Lazio.

FJALËT E TEKNIKUT SARRI

E tani ka ardhur konfirmimi i Il Messaggero. Gazeta zbuloi se çfarë i thanë të dy njëri-tjetrit. Kjo të paktën sipas dëshmitarëve që kishin dëgjuar pjesëza nga dialogu. Mesa duket Zielinski jo vetëm që dha vullnetin për t'iu bashkuar Sarrit në Romë, por trajneri arriti t'i rrëmbejë edhe një tjetër premtim polakut: "Por nëse vjen tek ne duhet të ulësh pagën". Gjë që mesfushori e pranoi, duke e ditur mirë se 4 milionët që merr janë shumë, si për Napolin ashtu edhe për Lazion. Polaku ka shënuar 3 gola dhe 8 asist në kampionat e shanset për ta parë te Lacio lidhen me negociatat e rinovimit me De Laurentiis. Presidenti i Napolit kërkon kuadrin e duhur për të mbajtur një lojtar themelor për Spallettin, duke ulur në të njëjtën kohë faturën e pagave. Qoftë Lacio apo Napoli, duket se Zielinski është i destinuar të mbetet në Serie A.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI