Flash

"Nuk e çojmë topin në rrjetë". Presidenti Duka mesazh për Sylvinho: “Koha e humbjeve dinjitoze ka kaluar”

Lapsi.al 29 March 2023
"Nuk e çojmë topin në rrjetë". Presidenti Duka

"I përgëzoj lojtarët, ashtu si edhe stafin teknik për impenjimin e treguar. Por koha e humbjeve dinjitoze është e tejkaluar dhe ne kurrësesi nuk mund të kënaqemi me një humbje të tillë. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë". Një kostatim që ngjan me paralajmërim kur bëhet fjalë për presidentin e FSHF-së Armand Duka. Numri 1 i institucionit që drejton futbollin në vendka folur pas debutimit me humbje të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, në pankinën e parë në krye të skuadrës janë mundur 1-0 ndaj Polonisë. Rastet e krijuara dhe loja, ndoshta edhe më e mirë se e kundështarit nuk vlejnë për sa kohë në renditje pikët janë 0. "Sigurisht që e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë - tha Duka -. Por ne kishim përgatitur gjithҫka për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diҫka më shumë por kjo nuk ndodhi".

Lexo më tej: Video/ Debuton me humbje Sylvinho: Swiderski ndëshkoi Shqipërinë, Szczesny shpëtoi Poloninë

Për fshf.org Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, nuk e ka fshehur zhgënjimin e përjetuar në këtë debutim: "Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta ҫosh topin në rrjetë. Duhet të konkretizosh rastet e krijuara. Ne këtë nuk po e bëjmë. E në të tilla nivele e dimë të gjithë se vlejnë pikët, më shumë sesa kujtimi i një ndeshjeje të tillë. Të gjithë duhet të bëjmë diҫka më shumë".

SFIDAT E QERSHORIT

Gjithcka shtyhet për pas dy muajve, me kombëtaren që do të kthehet në fushë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor: "Do të kemi përballë një Moldavi krejt tjetër nga ajo e tre viteve më parë - analizoi Duka -. Kjo u pa edhe në ndeshjen që ato luajtën me Republikën Ҫeke. Janë shumë të organizuar, një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe shumë të kujdesshëm. Duhet të zbresim në fushën e lojës të karikuar për të arritur fitoren. E njëjta edhe për transfertën e Torshavnit, është një nga kundërshtarët më të vështirë në fushën e tyre. Moldavia e tregoi forcën e vet ndaj Ҫekisë ashtu si Ishujt Faroe pak muaj më parë kur mundën Turqinë në shtëpi. Dy ndeshjet e qershorit janë më të rëndësishmet për ne. Nëse gabojmë largohemi nga objektivi".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI