Flash

"Nuk keni gjë tjetër për të bërë?": Leao shpërthen në rrjetet sociale pas lajmit mbi rinovimin me Milan

Lapsi.al 29 March 2023
"Nuk keni gjë tjetër për të bërë?": Leao
Rafael Leao e ka humbur durimin pas thashethemeve të fundit për rinovimin e marrëveshjes me Milanin. Portugezi përgjigjet i bezdisur me një postim në Twitter. Pas pauzës ndërkombëtare, Leao është kthyer në Milano, ku vazhdojnë negociatat për rinovimin me Milan. Portugezi duhet të ngrejë gjithashtu edhe nivelin e paraqitjeve të tij me kuqezinjtë, pas një performance të mirë në kombëtare. Në frontin e rinovimit nuk ka shumë lajme, prej disa muajsh, me një marrëveshje të bllokuar nga kërkesat e larta të Leao. Përveç kësaj, është edhe vullneti i klubit për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje, pavarësisht nëse zgjidhet me nënshkrim apo jo. Kërkesat e lojtarit janë 7 milionë në sezon, plus ndihmë për të paguar gjobën e vendosur ndaj portugezit nga Sporting Lisbona. Megjithatë, klubi ofron një pagë më të ulët, rreth 6.5 në vit, dhe asnjë pjesëmarrje në çështjen ligjore me klubin portugez. Leao ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste në kampionat, por kohët e fundit ka humbur shkëlqimin. Lexo më tej: “Luaj falas për të, e do edhe shtëpinë?”: Ibrahimovic e batuta epike për rinovimin e Leaos

LEAO SHFRYN DUFIN

Tabloidët kanë vërshuar mbi këto lajme të fundit, veçanërisht ato të vendit luzitan. Por thashethemet e fundit nuk i kanë pëlqyer Leao. Futbollisti i është përgjigjur në rrjetet sociale një artikulli të publikuar nga Leonino, një blog sportiv portugez. Nën një postim në Twitter të gazetës, sulmuesi ka komentuar: “Hahaha nuk keni asgjë tjetër për të bërë? Shumë kohë e lirë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI