Flash

Rivalitete të përsëritura në katër më të mirat e Kupës së Shqipërisë: hidhet shorti, evitohet Klasikja

Lapsi.al 30 March 2023
Rivalitete të përsëritura në katër më të

Nuk ka klasike në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Golgat kanë evituar përplasjen mes Tiranës e Vllaznisë në katër më të mirat e kompeticionit. Paraditen e sotme katër finalistët kanë njohur shortin për fazën gjysmëfinale të turneut. Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta janë ciftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

Për Vllazninë, edhe pse kishin shprehur dëshirën për tu përballur me Tiranën, shorti ka nxjerrë përballë Egnatian: “Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta. Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla. Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë. Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë”.

Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia kanë mësuar kundështarin e tyre të Kupës së Shqipërisë, në shortin e hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania”. I pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta. Një rivalitet i përsëritur mes Tiranës e Teutës, por për drejtorin sportiv Tefik Osmani nuk ka më kundërshtarë të lehtë: “Jo të them të drejtën të tre skuadrat ishin të forta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja ndeshjet të çojnë në finale. Ka një tjetër specifikë Kupa, që e arrin shumë shpejt një trofe. Nuk është si kampionati që janë shumë ndeshje. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe besoj se do të dalim me sukses”.

KALENDARI

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill dhe 11 maj. Ndërkohë, finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

Finalja 01.06.2023

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI