Flash

Ultimatumi i Richarlison e Romero: "Nëse Conte qendron, ne ikim"

Lapsi.al 30 March 2023
Ultimatumi i Richarlison e Romero: "Nëse Conte qendron, ne ikim"

Tashmë që Antonio Conte nuk është më trajneri i Tottenham, siç ndodh gjithmonë, dalin prapaskena të ndryshme. E fundit vjen nga Argjentina dhe ka të bëjë me Cristian Romero dhe Richarlison. Të dy, në thyerje të mardhënieve me trajnerin italian, i kishin bërë të ditur Spurs ultimatumin e tyre. E përmbledhur, ata do të kërkonin transferimin në fund të sezonit nëse nuk do të ndryshonte trajneri. Një qëndrim, që nëse konfirmohet, i dha shtysë Presidentit Levy për të vijuar me zgjidhjen konsensuale të kontratës.

ROMERO E RICHARLISON KUNDËR CONTE?

Lajmi vjen nga gazetari argjentinas Gaston Edul i cili zbuloi disa detaje për Tyc Sports: "Marrëdhënia e skuadrës me Conte ishte e keqe. Mund ta kuptoni nga fjalët e tij. Madje disa lojtarë i dhanë klubit një ultimatum nëse trajneri do të ishte konfirmuar. Tani perspektivat e Tottenham kanë ndryshuar". Në atë moment atij iu kërkua të përmendte disa emra dhe Edul nuk u përmbajt: "Tani që lamtumira e Contes është zyrtare, mund të thuhet. Romero ishte shumë në dyshim nëse do të vazhdonte Conte te Tottenham. Dhe e njëjta gjë më rezulton se ndodhi me Richarlison”.

Lexo më tej: Video/ Richarlison i vërsulet Conte në transmetim direkt pas eliminimit të Tottenham: “Një sezon m*ti”

DEBATI ME RICHARLISON

Që marrëdhënia me sulmuesin brazilian nuk ishte idilike u dëshmua nga fjalët e lëshuara në fillim të marsit: "Unë jam profesionist, punoj çdo ditë. Dua të luaj, ky sezon ka qenë një m*t sepse nuk kam minuta dhe pësova edhe një dëmtim. Kur hyj në fushë jap jetën. Pse nuk luaj? Këtë nuk kuptoj as unë. Po bëja mirë me dy fitore kundër Ëest Ham dhe Chelsea, dhe papritmas trajneri më uli në stol. Kundër Ëolves më aktivizoi pesë minuta. E pyeta pse dhe ata nuk më thanë asgjë". Conte u kundërpërgjigj ashpër: "Ai tha se sezoni i tij ishte një m*t dhe ka të drejtë. Sezoni i tij nuk ishte i mirë sepse kishte shumë dëmtime. Nëse e meriton të luajë, do t'i jap mundësinë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI