Flash

Barcelona 'shantazhon' UEFA-n: dëmshpërblim prej 100 milionë në rast përjashtimi nga kupat

Lapsi.al 30 March 2023
Barcelona 'shantazhon' UEFA-n: dëmshpërblim prej 100
Zhvillime të bujshme mund të priten në shtëpinë e Barcelonës. Siç dihet, klubi akuzohet se ka paguhet shuma të mëdha për José Maria Enriquez Negreira, ish-zv/presidenti i komitetit teknik të arbitrave në Spanjë. Në këtë kuptim, UEFA ka nisur një hetim ndaj klubit blaugrana dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga kupat e Europës. Një skenar që megjithatë klubi duket se është gati ta përballojë me një kërkesë milionere nga UEFA. Në kuadër të hetimit, përcaktuese do të ishte vendimi i drejtësisë spanjolle. Gjatë gjykimit, ata do të thirren në cështje për të vlerësuar çdo shkelje penale në çështjen Negreira. Nëse këto nuk gjenden, UEFA nuk mund të kundërshtojë drejtësinë spanjolle. E, për rrjedhojë, rrezikon të dëmshpërblejë Barcelonën. Lexo më tej:Korrupsioni me arbitrat, Barcelona nën hetimin e UEFA: Champions League në rrezik

KËRKESA E BARCELONËS

Në këtë drejtim, Barcelona do të ishte e gatshme të bënte një kërkesë te UEFA: 100 milionë euro nëse do të përjashtohen nga kupat para çdo dënimi gjyqësor. Një dëmshpërblim, ky, i vlerësuar në bazë të shumës që merr klubi për çdo pjesëmarrje në Champions League. Duke shtuar edhe dëmet që lidhen me sponsorët dhe tregtimin. Në diferencë nga fusha, ku blaugranat janë të parët në La Liga, +12 ndaj Real Madrid, jashtë saj loja është më e hapur se kurrë. Mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI