Flash

Fundjava rikthehen Superioren: aksi Tiranë-Durrës mban në ankth kampionatin

Lapsi.al 1 April 2023
Fundjava rikthehen Superioren: aksi Tiranë-Durrës mban në ankth

Pas pauzës 10 ditore për impenjimet e kombëtareve, kampionatin e Superiores do ta kemi të rikthyer sërish këtë fundjavë. Të ndara në dy ditë mes të shtunës e të dielës do të luhen ndeshjet e javës së 27-të. Përplasje interesante që mund të sjellin edhe ndryshime në klasifikim. Ndërkohë, Departamenti i Garave ka përcaktuar edhe programin e plotë me ditët dhe oraret e takimeve. Kjo edhe për javën e 28 të kampionatit, e ndarë mes të dielës e të hënës.

Ngjeshja e renditjes i bën tepër interesante përballjet, duke nisur nga java e 27 e kampionatit. Të shtunën, Kukësi do të luajë kundër Egnatias në stadiumin ‘Kukësi Arena’ në ora 15:00. Tre pikë i ndajnë dy skuadrat, me blutë që janë po aq pranë Europës, sa edhe mbijetesës. Rrogozhinasit, ndërkohë, e dinë mirë se luajnë një 90 minutësh fondamental për ambicjet e tyre. Po të njëjtën orë, Vllaznia do të presë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Bylisin. Pankina e parë te kuqeblutë për Auron Milotin, që zëvendësoi të shkarkuarin Mirel Josa. Ballshiotët janë në një situatë shumë të vështirë dhe kërkojnë pikë për tu larguar nga zona e rënies.

Në stadiumin ‘Niko Dovana’, në ora 18:00, do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani. Kryesuesit e Colella do të luajnë përballë skuadrën më në formë të kampionatit. Teuta me 35 pikë kërkon një goditje të fortë në shtëpi, për të arritur zonën europiane. Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 27. Laçi do të udhëtojë drejt Kamëz, ku do të përballet me Kastriotin që mbyll renditjen. Një mundësi për të marrë frymë për kurbinasit, aktualisht në zonën playout. Çela në anën tjetër e di mirë se kjo mund të jetë mundësia e fundit. Ndeshja e zonës mbijetesë është planifikuar të luhet në ora 15:00. Ndërkaq, mbyll javën e 27 sfida mes Tiranës e Erzenit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00. Shehi, me rezultatin e Partizanit të ditur, shpreson të jetë në gjendje të parakalojë.

Ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’

E shtunë, 1 prill 2023

Kukësi-Egnatia, ora 15:00, ‘Kukësi Arena’

Vllaznia-Bylis, ora 15:00, ‘Loro Boriçi’

Teuta – Partizani, ora 18:00, ‘Niko Dovana’

E diel, 2 prill 2023

Kastrioti-Laçi, ora 15:00, ‘Kamza stadium’

Tirana-Erzeni, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe agjendën e plotë të javës së 28, me oraret dhe ditët e ndeshjeve. Ndeshjet për kampionatin do të luhen të ndara në dy ditë, përkatësisht më 9 dhe 10 prill. Kastrioti – Bylis do të ngrejë siparin në stadiumin e Kamzës. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00 të dielën e 9 prillit. Po në këtë ditë janë programuar të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të javës së 28. Teuta do të presë në stadiumin ‘Niko Dovana’ Laçin, me takimin që është përcaktuar të nisë në ora 18:00. Në po të njëjtën orë, Erzeni do të përballet me Vllazninë në Shkodër, në stadiumin ‘Loro Boriçi.

Të hënën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 28 për kampionatin e Superiores. Partizani do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, ku do të përballet me ekipin e Egnatias. Në stadiumin ‘Egnatia Arena’ takimi do të luhet në ora 15:00. Tirana, ndërkohë, do të luajë me Kukësin në Elbasan, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.

Ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’

E diel, 9 prill 2023

Kastrioti-Bylis, ora 15:00 ‘Kamza stadium’

Teuta-Laçi, ora 18:00, ‘Niko Dovana’

Vllaznia – Erzeni, ora 18:00, ‘Loro Boriçi’

E hënë, 10 prill 2023

Egnatia – Partizani, ora 15:00 ‘Egnatia Arena’

Tirana – Kukësi, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI