Flash

Video/ Mba e Hoti i japin Partizanit arratinë: të kuqtë ‘mbysin’ Teutën dhe marrin rezultatin e 5-të pozitiv radhazi

Lapsi.al 1 April 2023
Video/ Mba e Hoti i japin Partizanit arratinë: të kuqtë

Partizani nuk ka ndërmend të ndalet dhe provat i ka dhënë në Niko Dovana, kundër një skuadre që kishte pësuar vetëm një humbje në 11 takimet e fundit. Të kuqtë kanë bërë goditjen në Durrës, duke likuiduar 0-2 Teutën. Mba e Hoti, me golat e shënuar, i dhanë një goditje të fortë shpresave të Martinit për Europën.

Partizani shkëputet +3 nga Tirana në krye të renditjes, me bardheblutë që duhet ende të luajnë me Erzenin. Megjithatë, një rezultat që e vendos presionin të gjithin në anën e skuadrës së Shehit. Në një ndeshje të kujdesshme, Partizani i Colella i tregoi ‘dhëmbët’ në minutën e 10 në golin e Mba. Sulmuesi i ardhur nga Trepca 89’ shënoi me kokë, pas krosimit të ardhur nga e djathta. Goli i dytë me fanellën e të kuqve për Mba, që e bëri ndeshjen më të lehtë për kryeqytetasit. Reagimi i Teutës erdhi, por jo me forcën që duhej për të thyer barrierën e ngritur nga të besuarit e Colella. Lorenco Vila u përball disa herë me pritjet e Rexhepit, që e mbajti portën të paprekur.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/hoti-gol.mp4"][/video]

Në minutën e 60 në fushë edhe Hoti, Buxhelaj e Cara për më shumë freski dhe kthjellim idesh në një fazë delicate të ndeshjes. Partizani u kujdes të administronte e të përdorte qarkullimin e topit. Teuta në anën tjetër nxitonte të evitonte humbjen, por gaboi në minutën e 83, duke humbur topin në një zonë të rrezikshme. Hoti përfitoi dhe shënoi golin që mbylli ndeshjen. Kështu, Partizani bën hapin e parë për një arrati të mundshme para fillimit të fazës së fundit të kampionatit. Teuta, në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, shpresonte të rikthehej te suksesi e të mund t’i afroheshin zonës së Europës, gjë që nuk ndodhi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI