Flash

"Ndeshja e radhës është titulli kampion për ne": Tetova pa limite pas 0-3 me Kukësin, Hallaçi i pangushëllueshëm

Lapsi.al 1 April 2023
"Ndeshja e radhës është titulli kampion për ne":

“Sot lojtarët shfaqën një pjekuri, nuk e vumë në dyshim për asnjë moment fitoren. Egnatia nuk ishte në presion, ndërsa Kukësi po. Ndeshja e radhës është titulli kampion për ne". Edlir Tetova fluturon në krahët e entuziazmit pas 0-3 në Kukës. Egnatia tani është në ndjekje të titullit, ku mund të përfshihet direkt me një fitore javën e ardhshme kundër Partizanit. "Pjata tjetër për ne është Partizani - tha Tetova -. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nëse i fitojmë ndeshjet me radhë pse mos mendojmë për titullin kampion. Çunat e mi ishin në 100% e tyre sot, Kukësi nuk ishte në ditën më të mirë. Egnatia luajti me shumë pjekuri dhe e menaxhuan shumë mirë situatën”, e mbylli Tetova.

HALLAÇI: "NUK BËMË ASGJË SI DUHET"

“Ishte një ditë e errët dhe një ndeshje për tu harruar, s’ishim në ekuilibër, nuk bëmë asgjë si duhet. Morëm një gol për fajin tonë. Tentuam të riktheheshim në pjesën e dytë por pësuam sërish". Rrahman Hallaçi nuk gjen ngushëllim për humbjen e pësuar në shtëpi. 0-3 me Egnatian i nxjerr veri-lindorët përfundimisht nga gara për Europën. "Edhe 1 pikë të merrnim sdo ishte keq - shpjegoi Hallaçi -. Ishte një ditë e errët dhe jo e mirë nga ne. Nuk kishte disiplinë taktike, ne nuk u treguam të zgjuar në disa momente të caktuara. Tension do kishte normale, iu thash të ishin më të qetë. U afruam dy tre herë pjesën e parë por nuk finalizuam”, u shpreh Hallaçi.

Në fund edhe një tentativë tjetër e teknikut për të ngritur moralin e skuadrës së tij: "Është e vështirë për tu ringritur, por duhet ta bëjmë. Ishte ndeshje e dobët, duke ditur sfidat e vështira për në vazhdim. Duhet të tregojmë forcën tonë sepse nuk kemi kohë. Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e sotme".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI