Flash

“Më dhemb, nuk mundem”: debat i fortë mes Chiesa e përgatitësve atletikë, në Austri rezultoi gjithçka OK

Lapsi.al 2 April 2023
“Më dhemb, nuk mundem”: debat i fortë mes Chiesa e

Në Juventusin e Allegrit, që po fluturon drejt një rikthimi të bujshëm në Champions League pavarësisht penalitetit, ka një pikëpyetje të madhe që shqetëson tifozët. Çfarë nuk shkon me Federico Chiesa? Pyetjen e bëjnë tifozët e Juventusit dhe... jo vetëm. Vetë sulmuesi i bardhezinjve do të donte një përgjigje të sigurt dhe të shpejtë, të cilën për momentin askush nuk mund t'ia japë. Megjithatë gjuri i djathtë vazhdon ta shqetësojë. Edhe të premten në stërvitje, aq sa ai hyri në diskutime mjaft të ashpra me preparatorët e klubit të cilët i kërkuan që ta sforconte pak. "Më dhemb, nuk mundem," kundërshtoi Chiesa kërkesat këmbëngulëse të stafit. E në fakt Massimiliano Allegri më pas e përjashtoi nga skuadra për ndeshjen e djeshme ndaj Veronës. Tani, megjithatë, mbetet nevoja për të parë qartë. Për të gjetur një përgjigje për pyetjen që mundon të gjithë dhe mbi të gjitha vetë Federicon.

Sulmuesi i Juventusit, i kthyer nga dëmtimi i rëndë që e mbajti jashtë fushës për pothuajse një vit, po përjeton një sprovë të vërtetë fizike dhe mendore. Pas çdo pjese ndeshje të lejuar nga Allegri, ai është ndalur. Disi për shkak të inflamacionit normal pas kthimit në fushë pas një pushimi të gjatë. E disi për shkak të një bllokimi mendor që ka ulur ndjeshëm pragun e tij të dhimbjes, duke rritur në mënyrë eksponenciale atë të shqetësimit.

Lexo më tej: Juventus me sytë nga profesori Fink: Chiesa fluturon në Austri për kontrollin e gjurit

PAS KONTROLLIT NË AUSTRI, DUHET ARTROSKOPIA

Edhe pse kontrollet e fundit të kryera në Austri dhanë rezultate negative për problemet serioze, Chiesa vazhdon të ndiejë dhimbje. Gjuri i djathtë nuk e lejon të stërvitet i qetë dhe për këtë arsye të jetë në dispozicion të Allegrit. Në seancat në Continassa nuk e sforcoi asnjëherë dhe ndaj Veronës nuk u thirr, duke mbetur në dyshime shumë të forta edhe për Kupën e Italisë. Prandaj Juventusi vendosi të kryejë një ekzaminim të mëtejshëm për të kuptuar gjendjen reale të gjurit të Federico Chiesa. Anësori do t'i nënshtrohet një artroskopie me fibra optike për të përcaktuar me saktësi situatën. Kjo do të lejojë edhe për të vendosur planin përfundimtar të rikuperimit, edhe kundër ankthit të një ndalese të re.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI