Flash

Berlusconi harron që është presidenti i Monzës: "Ëndërroj Haaland ose Mbappé te Milan"

Lapsi.al 2 April 2023
Berlusconi harron që është presidenti i Monzës:

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Ndaj kur bëhet fjalë për Milan, sytë e Silvio Berlusconi shkëlqejnë: "Një ëndërr milaniste? Haaland apo Mbappé. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Por më lejoni ta mbyll këtë intervistë me një 'Forca Milan', që më vjen nga zemra". Këto ishin fjalët e tij në një intervistë për La Gazzetta dello Sport. Tani në San Siro, megjithatë, është Leao: "Ai është për Milan, ka një stil loje që në momentet më të mira më kujton më të mëdhenjtë e Milanit tonë". Në horizont sfida e trefishtë kundër Napolit: "Më mirë Rafael apo Kvaratskhelia? Vështirë të përgjigjem, janë dy lojtarë të mëdhenj që kanë karakteristika të ndryshme. Ndoshta Kvaratskhelia është një lojtar më i kompletuar".

PSE MARADONA NUK SHKOI TE MILAN

Një tjetër lojtar që bëri historinë e Napolit mund të kishte veshur fanellën e kuqezinjve: Diego Armando Maradona. "Një keqardhje shumë e thellë. E jo vetëm sepse Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ai ishte një person i brishtë. Ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve që ekzistonte në Milanin tim do ta kishte ndihmuar të shmangte disa gabime. Megjithatë, atë ditë, duke folur me të, kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli. Ai ishte simboli dhe flamuri i Napolit më të madh në histori, të paktën deri më sot. Flamujt nuk mund të blihen dhe nuk lëvizin dot. Do të ishte sikur të merrje zemrën e një qyteti të tërë dhe ta transferoje në Milano. Do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej. Këtë vlerësim e ndau edhe vetë Diego, i cili kishte një ndjeshmëri të madhe”, tregoi Berlusconi.

Lexo më tej: Capello e përzuri Ronaldon nga Real: “Ishte 94 Kg. Berlusconit i thashë se i pëlqenin femrat e ai e bleu”

IBRA, DREJTUES I SË ARDHMES

Elozhe edhe për Ibrahimovic: "Zlatan është një kampion i madh. Ai ka një karakter të pakrahasueshëm dhe forcë mendore. E di që ai ka ende një dëshirë të madhe për të luajtur. Vetëm ai mund të vendosë deri kur. Unë mendoj se personaliteti i tij është shumë i rëndësishëm në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Për të ardhmen, jam i sigurt se ai do të vazhdojë të luajë role të rëndësishme në botën e futbollit. Ai ka inteligjencën dhe karizmën e nevojshme për të bërë mirë çdo gjë që vendos të bëjë. Dija e tij do të jetë e paçmueshme, si trajner apo drejtues”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI