Flash

Video/ Real Madrid shënon 6 ndaj ekipit të Ronaldo Fenomenit: ndaj Valladolid, Benzema merr topin në shtëpi

Lapsi.al 2 April 2023
Video/ Real Madrid shënon 6 ndaj ekipit të Ronaldo Fenomenit: ndaj

Në javën e 27 të La Liga, Real Madrid triumfoi duke mposhtur Valladolid me rezultatin 6-0. Ancelotti e zgjidhi çështjen me një pjesë të parë perfekte. Pasi miqtë goditën shtyllën, Rodrygo zhbllokoi ndeshjes dhe, më pas, Benzema çmendet me një trigolësh në shtatë minuta. Asensio dhe Vazquez mbyllen llogaritë në pjesën e dytë. Blancos kthehen në -12 nga Barcelona, fituese dje ndaj Elche. Barazim mes Celta Vigos dhe Almerias: përfundon 2-2.

REAL MADRID-REAL VALLADOLID 6-0

Real Madrid fiton bindshëm, duke thyer Valladolid 6-0 në Bernabeu. Në pjesën e parë, me sens unik, rasti i parë i madh i ndeshjes ishte për miqtë. Mesa goditi shtyllën nga jashtë zonës, por kaqmjaftoi për të zgjuar Blancos. Në minutën e 22 erdhi edhe avantazhi për skuadrën e Ancelotti. Asist i Asensio dhe goditje brilante e Rodrygo, që përfundoi në rrjetë. Në këtë moment skenën e mori Karim Benzema, me tre gola në shtatë minuta. Në të 29 ai shënoi me kokë në krosimin e Vinicius e tre minuta më vonë dyfishoi. Francezi i vetëm përballë portierit kundërshtar nuk gaboi. Topi i Artë vendosi ta ekzagjerojë në minutën e 36, kur firmosi trigolëshin me një goditje të shkëlqyer në akrobaci.

Në pjesën e dytë Valladolid tentoi të reagojë, por pësoi golin e pestë në minutën e 73' nga Asensio. Goli i gjashtë erdhi në kohën shtesë, me Lucas Vazquez që përfitoi nga asisti i Hazard në minutën e 92', për të shënuar 6-0. Real Madrid triumfon, duke u ngjitur në 59 pikë, duke u rikthyer -12 nga Barcelona kryesuese. Benzema merr topin në shtëpi, konsolidon vendin e dytë Ancelotti, ndërsa Valladolid i presidentit Ronaldo mbetet me 28 pikë, në mesin e zonës së rënies.

Lexo më tej: “Vinicius vdis” kore tronditëse për yllin brazilian të Real Madrid: Liga tani nuk mund të qendrojë indiferente

CELTA VIGO-ALMERIA 2-2

Barazim mes Celta Vigos dhe Almerias: përfundoi 2-2. Pjesa e parë piroteknike në Estadio Balaidos. Miqtë gjetën epërsinë pas vetëm shtatë minutash në goditjen me kokë të Babic. Tri minuta të tjera dhe vendasit barazuan me devijimin e Seferovic. Megjithatë, Almeria nuk u dekurajua dhe në minutën e 32 kalon sërish përpara. Një top i Suarez dhe një goditje fantastike nga jashtë zonës e Puigmal mposhti portierin. Dhjetë minuta më pas erdhi barazimi tjetër i Celta. Carles Perez shënoi një gol të mrekullueshëm në zhvillimet e një goditje këndi dhe firmosi golin e tij të katërt këtë sezon. Ndeshja përfundoi 2-2. Celta Vigo ngjitet në vendin e dhjetë në renditje, ndërsa Almeria mbetet e treta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI