Flash

"Topin do ia çoj çunit, ishalla vazhdoj si Benzema": Hasani tregolësh si ai i Real, Kapllani pa fjalë: "I falëm tre golat"

Lapsi.al 2 April 2023
"Topin do ia çoj çunit, ishalla vazhdoj si Benzema":

“Goli me kokë ishte shumë i mirë, se nuk jam lojtar që shënoj shpesh me kokë. Por edhe i treti ishte fantastik, bëra presing dhe shënova. Në gjithë karrierën time vetëm njëherë kur kam shënuar kemi humbur. Nuk është rastësi, shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit". Florent Hasani është i ekzaltuar pas fitores 3-1 ndaj Erzenit në javën e 27 të Superiores. Sulmuesi i Tiranës ka arritur tashmë në 14 gola dhe ky ishte tregolëshi i parë me bardheblutë, i realizuar në të njëjtën ditë me Benzema. "Ishalla vazhdoj me hapat e Benzemasë, që të agjëroj në ditën e ndeshjes. Topin do ia çoj çunit. I kam blerë nja 5 topa, por këtë do ja çoj kështu, që të hedhë hapat drejt futbollit" tha Hasani.

Një impuls ndoshta vendimtar për Këpucën e Artë: "Ky tregolësh më ndihmoi që të shkëputem. Nuk ka qenë synimi im, port ani do të bëj maksimumin që të dal golashënues. Më lumturoi agresiviteti dhe grinta e skuadrës pas barazimit të Erzenit" e mbylli Hasani.

Lexo më tej: Video/ Hasani trigolësh për Këpucën e Artë: Tirana mposht Erzenin e kap Partizanin

KAPLLANI: "TIRANA NUK BËRI MË MIRË SE NE"

“Mendoj që nuk ishte performanca jonë më e mirë. Tirana nuk është se bëri më mirë se ne. Por ua falëm ne të tre golat. Ne vinim tek kjo ndeshje për barazim ose fitore, por fatkeqësisht nuk morëm asgjë". Një deklaratë dëshpërimi e trajnerit të Erzenit Xhevahir Kapllani. Tekniku pa skuadrën e tij të humbiste 3-1, me një tregolësh të Hasanit. Ajo që tekniku shijakas qan është fakti i gabimeve të bëra, pas barazimit të arritur me Enck. "Nuk është se ishim superiorë - shpjegoi Kapllani -. Tirana e meritoi fitoren është kampionia në fuqi. E kishim thënë disa herë në stërvitje që duhet ta mbanim më shumë topin në zotërim. Alan vinte nga një periudhë pushimi. Ka pasur probleme shëndetësore dhe prandaj nuk startoi që nga minuta e parë”, tha Kapllani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI