Aleksander Ceferin rikthehet të flasë për Andrea Agnelli dhe Juventus: “Duhet të përfundonte ashtu siç përfundoi”. Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s, i intervistuar nga Ekipa, duke iu referuar ish-presidentit të Juventus: "Nuk do ta quaja kënaqësi, nuk ishte nevoja që unë të ndjeja diçka të tillë. Sigurisht që unë di shumë gjëra më tepër se tifozët normalë. Historia e Juventus duhej të përfundonte ashtu siç përfundoi. Sepse gjithçka ishte e gabuar. Unë nuk kam një raport afektiv me Agnelli, por dua të nënvizoj se e respektoj Juventus si klub dhe se kam shumë respekt për të tre klubet në përgjithësi. Nëse një klub ka një Këshill që merr vendime të gabuara, nuk do të thotë se unë jam kundër atij klubi, aq më pak tifozëve apo lojtarëve të tij."
CEFERIN THUMBON JUVENTUS
Duke iu rikthyer cështjes Super League, Ceferin lëshoi një shigjetim ndaj Juventus dhe Barcelonës, por në mënyrë indirekte edhe Real Madrid: “Është interesante të theksohet se nga tre klubet që e shpallin veten shpëtimtarë të futbollit, për aq sa mësojmë nga media, njëri është i angazhuar në një çështje penale për çështje bilanci, tjetri për transferimin e parave tek një nga drejtuesit e organizatës së arbitrimit. Do të shohim nëse edhe i treti ka diçka. Interesante të shohim se si do ta shpëtonin futbollin... Çdo koment tjetër nga unë do të ishte i tepërt”.
CEFERIN MBI ÇËSHTJEN BARCELONA: "E RËNDË"
Ceferin e konsideron shumë të rëndë situatën e lidhur me rastin Negreira dhe e bën Barcelonën të dridhet. Në fakt, presidenti i UEFA-s nënvizoi se skandali që u shfaq në Spanjë, është një nga më të këqijat që ka ndodhur në futboll. “Sa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë të parashkruar”, ka treguar ai për gazetën sllovene. Një mesazh i qartë për klubin katalanas. Barcelona akuzohet se pagoi kompaninë e ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë për këshilla teknike dhe informacion mbi arbitrat nga viti 2001 deri në 2018.
Barcelona duhet të presë vendimin e UEFA-s e cila ka hapur një hetim që mund të çojë në dënime të rënda. Ndër kërcënimet është ai i përjashtimit nga Champions, me precedent në 2011-12 (Fenerbahçe, i përjashtuar me akuzën e trukimit të ndeshjeve në kampionatin turk, red) që i bën katalanasit të dridhen. Barça, megjithatë, nuk qëndron duarkryq. Nëse UEFA do ta sanksionojë klubin me përjashtim nga Champions pa pritur vendimin e shkallës së parë dhe të dytë nga drejtësia spanjolle, klubi do të kërkojë një dëmshpërblim prej 100 milionë euro nga katalanasit.