Flash

Sylvinho, prapaskena para ndeshjes e "zemra e shpirti" i ekipit: "Është mëkat sipas meje, por ndodh edhe kështu"

Lapsi.al 27 March 2023
Sylvinho, prapaskena para ndeshjes e "zemra e shpirti" i ekipit:

“Një humbje e vështirë, ishte një ndeshje e vështirë dhe e ashpër. Polonia është mësuar të luajë Europianë, ka lojtarë të kalibrit ndërkombëtar. Por ne kemi bërë një ndeshje me zemër, me shpirt. Lojtarët e kanë kuptuar idenë e futbollit dhe organizmin. Në pushim u thashë që duhet të jemi në lojë. E nëse në fund mund të jemi aty, të barazojmë apo fitojmë". Sylvinho mori gjithcka kërkoi përvec barazimit në fund, që nuk erdhi, pavarësisht se Uzuni i shkoi pranë. Tekniku brazilian nuk arriti të merrte kënaqësinë e rezultatit në debutimin e tij, i mundur 1-0 nga Polonia. E megjithatë, e para e tij në pankinën e Shqipërisë u luajt në shtëpinë e kundërshtarit më të fortë: "Nuk duhet të humbim toruan kurrë, se të vrasin me 3-4 gola. Ata kuptuan gjithçka dhe ne ishim aty. Është mëkat sipas meje, barazimi ishte më i drejtë, por ndodh, është kështu".

DILEMA NË DHOMAT E ZHVESHJES

Braziliani tregoi edhe prapaskenën e mendimeve që e coroditën 30 minuta para ndeshjes. Një ankth që e torturoi deri kur skuadrat zbritën në fushë, nëse Santos do të luante me 3 apo katër në mbrojtje: "30 minuta para fillimit, kur ishin në dhomat e zhveshjes - tha Sylvinho -, mu fiksua ideja. Po nëse Polonia luante me 3 prapa, por pastaj jo. Kjo ishte Polonia, ne e njohim mirë Santos dhe e dinim se do të luante kështu. I hoqëm të gjitha hapësirat dhe e bëmë të luante keq. Zalewski kishte Ramadanin në të djathtë e Asllanin në të majtë. Sa keq që nuk dolëm me pikë".

Lexo më tej: “Fajin e ka Szczesny”: Cikalleshi i hidhëruar nga humbja, Asani e Mihaj të sigurtë se kjo skuadër bind

ZËVENDËSIMET E GJASULA PARA MBROJTJES

Tekniku Sylvinho zbërtheu edhe zgjedhjet e bëra kundër polakëve: "

Polonia është një ekip që luan me top të gjatë pas shpine. Lewandowski të zgjat skuadrën dhe bëhet e vështirë të bësh presing. Gjasulën e kishim vënë përpara se është më i mirë në lojën në ajër. Duhet të punojmë edhe mbi presingun", tha Sylvinho që sqaroi edhe zëevendësimet. "Mendoj se minuta ishte pak a shumë 65 apo 70 kur rrezikuam me ndërrimet. Por Polonia me kundërsulm mund të të vriste. Të gjithë ndryshimet që bëmë, me Seferin, Bajramin e Mehmetin, ishin të programuara me ekipin e rreshtuar mirë. Nëse i hap fushën një ekipi të tillë, të shënojnë dhe mbaron. Të mbeten 25 minuta e mbaroi. Ndërrimet ishin në fund për këtë arsye, që ndeshja të mbetej e hapur. Shpresuam që të barazonim në fund. E kishim në fakt rastin për të barazuar me Uzunin”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI