Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zbardhet vrαsja e shqiptarit në Greqi/ Autori fshihet në vendin tonë

Lapsi.al 16 March 2023
Zbardhet vrαsja e shqiptarit në Greqi/ Autori fshihet në vendin

Një taksist shqiptar që përdorte 3 mbiemra dhe 4 emra të ndryshëm, një ndihmës-banakier grek dhe një ekzekutor me një "pistoletë" të sjellë nga Tirana janë personat që qëndrojnë pas vrαsjes së një të riu shqiptar në maj 2021. Bëhet fjalë për eliminimin e shqiptarit Ari Papa që u vrα në mesditë në një kafene në Sepolia.

Oficerët e hetimit të vrasjeve të Atikës kanë arritur të identifikojnë dhe të vënë në pranga taksistin shqiptar që përdorte një Skoda Octavia dhe bashkëpunëtorin e tij grek. Autoritetet helene janë vënë në kontakt me ato shqiptare pasi dyshojnë se ekzekutori fshihet në vendin tonë. Mediat greke raportojnë se ajo që dihet është se autori është një i ri.

Motiv i ekzekutimit gjakftohtë të shqiptarit duket se janë bërë konfliktet për trafikun e drogës. Por ka edhe një teori se taksisti shqiptar kërkonte t’i mbyllte një herë e përgjithsmonë gojën Papës pasi dyshonte se ai ishte informartor i policisë. Vrasja e 32-vjeçarit ndodhi pasditen e 30 majit 2021 në ambientet e jashtme të një lokali.

Një person i maskuar iu afrua në këmbë 32-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë një kafeneje dhe e ka qëlluar për vdekje një armë zjarri. Më pas, ai është arratisur duke përdorur dhe ndërruar disa taksi, të cilat drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tij. Për zbardhjen e çështjes janë shfrytëzuar informacione, vlerësime dhe analiza nga të cilat janë identifikuar autorët.

Taksisti shqiptar me 4 emra të ndryshëm është i lindur në vitin 1974 ose 1977. Ai është dënuar në të kaluarën për trafik njerëzish. Edhe ndihmës-banakieri, një 56- vjeçar grek ka të shkuar kriminale për falsifikim të çeqeve. Taksisti shqiptar kishte marrë përsipër planifikimin dhe koordinimin e arratisjes së autorit nga vendi i krimit. Pas vrasjes ai ishte kujdesur për fshehjen e armës që u përdor në krim. Operacioni për kapjen e tyre u bë të enjten e 15 marsit. Mediat greke thonë se vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43