Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Në kërkim për shitje drοge, arrestohet pas 17 muajsh i riu në Durrës

Lapsi.al 6 March 2023
Në kërkim për shitje drοge, arrestohet pas 17 muajsh i

Pas 17 muajsh në kërkim është kapur pjesëtari i një grupi kriminal. 34-vjeçari Denis Shahini është arrestuar nga policia e Durrësit. 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Ai ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje.

Po ashtu, ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës që merrej me shpërndarjen e drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim që në vitin 2021.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi. Kapet dhe vihet në pranga pjesëtari i një grupi kriminal.

34 vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast.

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje.’- njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territo...

08:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43