Flash

Video/ Chelsea në krizë, Potter bën humor për shkarkimin e tij: "E shihni, jam këtu akoma"

Lapsi.al 25 February 2023
Video/ Chelsea në krizë, Potter bën humor për shkarkimin e
Tre humbje, katër barazime dhe një fitore në tetë javët e fundit të Premier League. Këtyre u shtohet edhe eliminimi nga FA Cup nga Manchester City dhe humbje kundër Borussia Dortmund në vajtjen e 1/8 në Champions. Ky është bilanci për vitin 2023 te Chelsea, i dhjeti në renditje, minus njëmbëdhjetë nga vendi i katërt. Natyrisht, rezultatet nuk mund ta mbajnë të sigurtë Graham Potter. E megjithatë, tekniku u tall me situatën. Pas humbjes ndaj Southampton, i fundit i tabelës, Chelsea është i impenjuar në derbin londinez ndaj Tottenham. Ndeshja është planifikuar për të dielën në orën 14:30 në Hotspur Stadium. Në situatën aktuale, pankina e Graham Potter është lëkundur keq. Shkarkimi eventual i teknikut, megjithatë, do t'u kushtonte Blues një shumë të konsiderueshme. Kontrata e Potter, me vlerë 12 milionë paund në vit, ka kohëzgjatje deri në vitin 2027. Për ta rrëmbyer atë nga Brighton shtatorin e kaluar, përveç kësaj, Chelsea pagoi një klauzolë lirimi prej 23 milionë paund. Një krizë që stonon me mbi 300 milionët e shpenzuara në merkaton e dimrit për të firmosur me Fernandez, Felix, Mudryk e të tjerët. Një periudhë jashtëzakonisht negative e cila, megjithatë, duket se nuk e tremb Graham Potter. Në fakt, 47-vjeçari anglez u shfaq në konferencën për shtyp dhe u tall me situatën duke bërë të pranishmit të qeshnin: “Më falni për vonesën, një mbledhje krize më mbajti gjatë”. "Si shkoi?" e pyetën gazetarët në sallën e shtypit. Një pyetje të cilës tekniku iu përgjigj me shaka: “Epo, shkoi mirë. E patë? Jam ende këtu".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI