Flash

Fifa The Best, zbulohen të gjithë finalistët: Messi sfidon Mbappé e Benzema

Lapsi.al 23 February 2023
Fifa The Best, zbulohen të gjithë finalistët: Messi sfidon

The Best FIFA Football Awards vlerësojnë çdo vit lojtarët më të mirë në sportin më të dashur në botë. Eventi përfaqëson nderin më të lartë të futbollit për trajnerët dhe lojtarët, por është edhe një festë ku tifozët luajnë një rol aktiv e thelbësor. The Best FIFA Football Awards, që nisën në vitin 2016, shënuan një epokë të re në kurorëzimin e figurave kryesore në futbollin botëror. Këtë vit fituesit e kategorive të ndryshme do të zbulohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 27 shkurt në Paris. Faqja zyrtare e FIFA-s zbulon emrat e finalistëve:

TRAJNERI MË I MIRË

Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni janë tre finalistët për çmimin "The Best FIFA Men's Coach 2022". Ata janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare. Ajo është formuar nga trajnerë, kapitenë të ekipeve kombëtare, gazetarë dhe tifozë që kanë votuar në faqen zyrtare të FIFA-s.

PORTIERI MË I MIRË

Yassine Bounou (portieri i Marokut), Thibaut Courtois (fituesi i kampionëve me Realin) dhe Emiliano Martinez (kampion bote me Argjentinën) janë shpallur si tre finalistët për Çmimin e Portierit më të Mirë të FIFA-s 2022.

LOJTARI MË I MIRË

Janë përcaktuar edhe tre finalistët e nominuar për të pasuar Robert Lewandowski. Fituesi i dy edicioneve të fundit, Karim Benzema do të sfidohet me Kylian Mbappé dhe Lionel Messi.

Lexo më tej: The Best FIFA/ Zbulohen finalistët për trajnerin më të mirë: nominohen edhe tre portierët më të mirë

ÇMIMI PUSKÁS

Për çmimin Puskas, që vlerëson golin më të bukur të vitit janë bërë përzgjedhjet. Marcin Oleksy (Warta Poznan - Stal Rzeszow), Dimitri Payet (Olympique Marseille - PAOK), Richarlison (Brazil - Serbi).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI