Flash

Goli i Taipit lumturoi një qytet e gjysëm: Tirana provon të arratiset, Vllaznia të marrë vendin e dytë

Lapsi.al 25 February 2023
Goli i Taipit lumturoi një qytet e gjysëm: Tirana provon të

Dy ndeshjet që mbyllin javën e 23 të Superiores shohin në fushë Tiranën e Vllazninë, të dyja në shtëpi. Bardheblutë do të presin Teutën, në kohën kur në Loro Boriçi shkodranët do të luajnë me Kastriotin. Tirana kërkon shkëputjen nga Partizani, që u rrëzua një ditë më parë në Kukës 1-0. Kuqeblutë e Josës kanë mundësinë të rikthehen në vendin e dytë, duke parakaluar të kuqtë. E gjitha falë golit të Taipit.

Goli spektakolar i Gjelbrim Taipit është festuar njësoj nga tifozët e Kukësit dhe ata të Tiranës e Vllazninsë. Me atë sukses skuadra e Hallaçit doli nga zona e rënies, ndërsa ka qenë një asist për Shehin e Josën. Tirana me një fitore kundër Teutës do të shkonte në +5 nga ndjekësi më i afërt, në rast se Vllaznia fiton me Kastriotin. Përndryshe, gjashtë pikë avantazh nga vendi i dytë do të ishte më shumë se komod për kampionët në fuqi.

[video width="768" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/taipi-gol.mp4"][/video]

Josa shpreson që të tijtë të kthehen te fitorja kundër vendit të fundit të renditjes. Edhe pse ardhja e Çelës ka larguar idenë e dorëzimit në Krujë. Tre pikët do t'i lejonin kuqeblutë të kalonin +1 ndaj Partizanit dhe të ishin pastaj vetëm në ndjekje të Tiranës.

Lexo më tej:Tirana, kryesuesit kanë pankinën më të shkurtër në Superiore: kundër Kastriotit nga 6 në stol, 4 ishin të rinj

SUPERIORE, JAVA E 23

24/02/23

Erzeni 1 - 1 Laçi

Kukësi 1 - 0 Partizani

Bylis 2 - 3 Egnatia

25/02/23

Tirana 17 : 00 Teuta

Vllaznia 17 : 00 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI