Flash

Video/ Manchester United, përmbysje spektakolare në Old Trafford: eliminohet Barcelona e Ajax

Lapsi.al 23 February 2023
Video/ Manchester United, përmbysje spektakolare në Old Trafford:

Manchester United, Juventus, Roma, Sporting, Union Berlin, Sevilla, Leverkusen e Shakhtar janë kualifikuar në 1/8 e Europa League. Përshëndet turneun Barcelona e mundur 2-1 (4-3 tot.) nga Manchester United. Anglezët duhet të falenderojnë Fred (47’) e Antony (73’) që përmbysën penalltinë e Lewandowski. Avancon edhe Roma që përmbysi humbjen e ndeshjes së parë ndaj Salzburg. Ndërsa Union Berlin nxorri jashtë kompeticionit Ajax, i mundur 3-1 në transfertë.

MANCHESTER UNITED – BARCELLONA 2-1 (tot. 4-3)

Ndeshja e kopertinës në Old Trafford sheh Manchester United që nuk tradhton. Pas 2-2 në ndeshjen e parë, Barcelona rrëzohet 2-1 dhe anglezët kalojnë në 1/8 e Europa League. Blaugranat e nisën menjëherë në mënyrë agresive. Në minutën e 18' ata kaluan në avantazh me Robert Lewandowski. Polaku ktheu penalltinë e shkaktuar nga Bruno Fernandes, duke mposhtur de Gea. Pjesa e dytë u hap me golin e barazimit të Fred (47'), që mposhti me precizion ter Stegen për 1-1. Old Trafford, megjithatë, shpërtheu në minutën e 73' kur Antony lëshoi një goditje të pandalshme për portierin gjerman. 2-1 për United, që u drithërua në minutën e 94' kur goditja e Lewa u ndal para vijës nga Varane. Manchester United vazhdon më tej, ndërsa Barcelona i thotë lamtumirë Evropës.

Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes

UNION BERLIN – AJAX 3-1 (tot. 3-1)

Pas barazimit pa gola në 90 minutat e para, Union Berlin eliminoi Ajax, i rrëzuar 3-1. Holandezët i japin lamtumirën Europa League. Loja ishte nervoze, por në minutën e 20' gjermanët kaluan përpara me Knoche. Ai finalizoi me qetësi penalltinë e akorduar nga arbitri Bengoetxea. Në fund të pjesës së parë (44') gjermanët dyfishuan me anë të Juranovic, i cili përfitoi nga gabimi i madh i portierit Rulli. Në fillim të pjesës, goli i Kudus i dha shpresë Ajax. Por gëzimi ishte vetëm i përkohshëm. Në minutën e 50' Doekhi kërceu më lart se kushdo në zonë dhe shënoi me kokë golin e tretë për vendasit. Holandezët tentuan me të gjitha mënyrat në fund, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshjen e mbyllën me dhjetë lojtarë për kartonin e dytë të verdhë të Alvarez. Ajax vazhdon kështu vitin e tij zhgënjyes. Në 1/8 shkon Union Berlin, i cili deri tani po bën një sezon më se të kënaqshëm.

ROMA 2-0 SALZBURG

Roma mposhti 2-0 Salzburg në Olimpico, duke përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Mourinho kualifikohet kështu në 1/8 e Europa League. Verdhekuqtë e nisën fuqishëm, duke goditur traversën me Dybala pas pak minutash. Por u desh të prisnin minutën e 33' për ta zhbllokuar ndeshjen, falë një goditje me kokë të Belotti. Në minutën e 40' ishte përsëri Spinazzola që shërbeu për Dybala topin që bëri rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë, djemtë e Mourinhos ia dolën pa shumë problem të mbronin avantazhin e dyfishtë. Roma shkon në raundin tjetër. Në fazën e 1/8 (shorti i planifikuar për të premten në orën 12), ata do të takohen me një nga fituesit e grupeve.

Knockout Round Play-offs Europa League

Manchester United 2-1 Barcelona (tot. 4-3)

Rennes 2-1 Shakhtar Donetsk (tot. 3-3, pen)

Roma 2-0 FC Salzburg (tot. 2-1)

Union Berlin 3-1 Ajax (tot. 3-1)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI