Flash

Video/ Fiorentina fiton me përmbysje e kualifikohet me 7 gola ndaj Braga: në 1/8 e Conference League edhe Basel

Lapsi.al 23 February 2023
Video/ Fiorentina fiton me përmbysje e kualifikohet me 7 gola ndaj Braga:
Anderlecht, Lazio, Sheriff, Larnaca, Basel, Fiorentina Lech Poznan e Gent janë tetë të kualifikuara në 1/8 e Conference League. Pas ndeshjeve të kthimit, është dashur kohë shtesë vetëm për ndeshjen në Belgjikë mes Gent e Qarabag. Vendasit fituan në kthim 1-0 ndaj azerbaixhanasve, duke barazuar humbjen e parë. Fitorja u vendos nga penalltitë. Pas Lacios, në Ligën e Konferencave kalon edhe Fiorentina. Viola, që kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, rrezikoi të kompromentojë kualifikimin. Në pjesën e parë golat e Castro (17') dhe Djaló (34') i dhanë avantazhin 2-0 Braga në gjysmë ore lojë. Nga aty erdhi përmbysja e skuadrës së Italiano. Fillimisht Mandragora (37') bëri rezultatin 2-1. Pastaj në pjesën e dytë golat e Saponara (59') dhe Cabral (83') firmosën 3-2 final. Fiorentina shkon në fazën e 1/8, me polemikat për një gol të anuluar, pasi Goal Line Technology e kishte aprovuar. Lexo më tej: Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League: Sheriff trondit Beogradin

NDESHJET E TJERA

Basel i Taulant Xhakës përmbysin humbjen e parë, duke mposhtur 2-0 Trabzonspor. Amdouni shënoi që në minutën e 13, ndërsa turqit humbën penallti në pjesën e parë. Atëherë Zeqiri fiksoi golin kualifikues që con zviceranët në 1/8. Edhe Lech Poznan kualifikohet duke fituar 1-0 në shtëpi, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë me Bodoe/Glimt.

Knockout Round Play-offs Conference League

Basel 2-0 Trabzonspor (tot. 2-1) Fiorentina 3-2 SC Braga (tot. 7-2) Gent 1-0 Qarabag FK (tot. 1-1) Lech Poznan 1-0 Bodo/Glimt (tot. 1-0, pen)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI