Flash

Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League: Sheriff trondit Beogradin

Lapsi.al 23 February 2023
Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League:

Rezultati maksimal dhe përpjekje minimale. Lazio përfiton nga kjo mantër e vjetër për të siguruar kalimin e turit në Conference League. Pas 1-0 në ndeshjen e parë, bardhekaltrit u përplasen te Scuffet. Të besuarit e Sarri u drithëruan nga shansi i Yeboah në fund, por me 0-0 kundër Cluj shkojnë në 1/8. Një rezultat i mjaftueshëm për të eliminuar një skuadër që u mundua shumë për të luajtur. Rumunët e përfunduan ndeshjen me dhjetë për daljen me të kuq të Muhar (78').

Maurizio Sarri buzëqesh, duke festuar kalimin e turit me përpjekje minimale. Pa Milinkovic-Savic, Zaccagni, Pedro, Romagnoli, Radu dhe Patric i skualifikuar, përfundoi 0-0. Bardhekaltrit menaxhuan ritmin e lojës dhe, pas një faze studimore fillestare, provuan të shënojnë. Luis Alberto u ndal nga Scuffet në minutën e 17', ndërsa Cluj u përgjigj me Krasniqin, që humbi një rast flagrant. Në pjesën e dytë, Lazio hyri me një qëndrim krejtësisht ndryshe. Luis Alberto ishte i frymëzuar dhe tentoi dy herë të shënonte nga këndi, pa befasuar Scuffet. Cluj mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 78'. Kartoni i dytë i verdhë për Muhar, por në fund Yeboah humbi shansin e golit që do ta conte ndeshjen në shtesë. Lazio, falë fitores në ndeshjen e parë (1-0), fluturon për në fazën e 1/8 të Conference League.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja në Beograd e Sheriff Tiraspol. Partizan ishte imponuar 1-0 në Moldavi. Madje serbët kaluan të parët në avantazh, por rikthimi i Sheriff ishte spektakolar. Kualifikohen moldavët e bashkë me ta edhe Anderlecht. Belgët në shtëpi barazuan rezultatin e ndeshjes së parë me Ludogorets. 2-1 e coi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ku Anderlecht u tregua më i saktë. Barazoi pa gola në transfertën e Dnipros edhe AEK Larnaca, që avancon falë 1-0 në ndeshjen e parë.

Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes

Knockout Round Play-offs Europa Conference League

Anderlecht 2-1 Ludogorets Razgrad (3-3)

CFR Cluj 0-0 Lazio (0-1)

Partizan Beograd 1-3 FC Sheriff (2-3)

SC Dnipro-1 0-0 AEK Larnaca (0-1)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI