Flash

FIFA nis eksperimentin për pozicionin jashtë loje: përmbyset krejtësisht rregulli aktual

Lapsi.al 7 February 2023
FIFA nis eksperimentin për pozicionin jashtë loje: përmbyset
Në kampionatin U-18 në Itali, FIFA ka vendosur të nisë një fazë eksperimentimi për pozicionin jashtë loje. Nëse do të vlerësohej si përmirësim, eksperimentimi mund të hynte në fuqi brenda një viti. Në dokumentin mbi të cilin Infantino është frymëzuar për të rinovuar futbollin modern, 'Vision 2020-23', është prezent një version të ri për tu vlerësuar, kur një lojtar është përtej linjës së mbrojtësve. Në fakt, në idenë futuriste të FIFA-s, futbolli është gjithmonë ofensiv, në mënyrë që të ofrojë më shumë argëtim dhe më shumë spektatorë. Ky objektiv kalon edhe nga aplikimi i mundshëm i këtij rregulli të ri. Sipas tij, një sulmues konsiderohet në lojë kur ai ka të paktën një pjesë të trupit në pozicion të rregullt. Kjo është pikërisht e kundërta e rregullit aktual. Cilido lojtar që ka një pjesë të trupit përtej mbrojtësve konsiderohet në pozicion jashtë loje. Siç dihet, pjesë e trupit nënkupton të gjithë trupin përveç krahëve.

SHEMBULLI: GOLI I ANULLUAR NDAJ LAUTARO NË DERBI

Për ta kuptuar më mirë vlen shembulli i qartë e i kohëve të fundit. Goli i anuluar ndaj Lautaro Martinez në derbi. Argjentinasi u nis përkrah Thiaw dhe mposhti Tatarusanu, duke shënuar 2-0 e mundshme. Goli më pas u anulua sepse Lautaro kishte një pjesë trupi përtej këmbës së mbrojtësit. Kështu për disa centimetra goli u anulua, pas ndërhyrjes së VAR dhe offside gjysmë automatike. Me rregullat që FIFA dëshiron të eksperimentojë, në kampionatin italian U-18, goli do të kishte qenë i rregullt. Kjo sepse Lautaro kishte të paktën një pjesë të trupit në lojë, në rastin e tij praktikisht i gjithi, përveç disa centimetrave.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI