Flash

Montella e makthi i përjetuar në tërmetin e Turqisë: "Shumë të ndarë nga jeta për t'u ndjerë me fat"

Lapsi.al 7 February 2023
Montella e makthi i përjetuar në tërmetin e Turqisë:

"Ishim për transfertën në Stamboll, ndoshta mrekullitë ekzistojnë. Por janë shumë të ndarë nga jeta për t'u ndjerë me fat". Vincenzo Montella, trajneri i Adana Demirspor, është i tronditur. Italiani nuk mund të mos jetë i shqetësuar përballë dramës që po përjetojnë në Turqi dhe Siri. Pasojat e tërmetit shkatërrues që ka vrarë mijëra njerëz nuk janë shfaqur ende me gjithë përmasat. E megjithatë, Montella duhet ta ndjejë veten me fat. Ai jeton prej dy vitesh në Turqi, ku drejton Adana Demirspor, një qytet i goditur rëndë nga tërmeti.

Të dielën ai u largua nga Adana me ekipin e tij për ndeshjen e Superligës kundër Umraniyespor. "Lojtarët e mi u zgjuan nga familjarët që ishin nëpër rrugë. Binte shi i madh në Adana dhe një skenar apokaliptik me përmasa ende të papërcaktuara po shfaqej para syve të tyre - tha ai për 'Corriere della Sera' -. Epiqendra e tërmetit ishte dyqind kilometra larg, por dridhjet ishin të vazhdueshme dhe shtëpitë u shkundën. Gratë dhe fëmijët kishin dalë nga shtëpitë, po qanin. I dëgjoja britmat e tyre nga celularët".

"Fëmijët e mi duan që unë të shkoj në shtëpi - shtoi Montella -. Jam i tunduar nga kjo. I qetësova, por tani do të doja t'i përqafoja fort. Kam nevojë për to fizikisht, por edhe emocionalisht. Turqia, megjithatë, është një tokë e mrekullueshme. Nëse unë largohem tani do të ishte sikur po arratisem. Ndihem si një njeri me fat, i shkova pranë një tragjedie të madhe. Kam shumë lojtarë që kanë mbetur pa shtëpi".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI