Flash

"Nuk jemi më në garë për titullin nga sot": dorëzohet Colella pas humbjes me Laçin, Mezani tregon karakterin

Lapsi.al 6 February 2023
"Nuk jemi më në garë për titullin nga sot":

“Arsyet pse nuk ruajmë avantazhin janë të shumta, nuk është vetëm një. Mendoj se skuadra është pak e karikuar psikolgjikisht dhe me shumë mundësi është një peshë që nuk arrin ta mbajë. Meqë është larguar Rrapaj dhe po provojmë zgjidhje të ndryshme. Pastaj mbrapa është e lehtë të bësh komente". Giovanni Colella nuk fshihet pas fjalëve dhe as nuk mund ta bëjë, duke parë renditjen që nga fundi i 2022 në këtë nisje të 2023 e pa të kalojë nga +4 në -6 nga Tirana. Tekniku i Partizanit, pas humbjes me përmbysje me Laçin e sheh veten të rrezikuar edhe në zonën europiane, me të kuqtë që nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh.

Lexo më tej: Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

Colella është krejtësisht i dorëzuar dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje të madhe: "Ne nuk jemi më në garë për titullin nga sot, 6 pikë nga Tirana janë shumë. Ka shumë skuadra dhe ne me shume mundësi nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk jemi ne kandidatët për titullin në këto momente, është e dukshme. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk mund të thotë se është kandidate për titull. Para se ta thonë të tjerët, e them unë”.

MEZANI: TREGUAM KARAKTER

“Është e pafalshme të pësojmë gol dhe që më pas duhet të harxhojmë shumë energji për ta kthyer sfidën. Por më vjen mirë që kthejmë rezultatin dhe treguam karakter ashtu si kundër Teutës. Kjo fitore na ndihmon ndaj një skuadre që është pretendte për titull". Tekniku i bardhezinjve, Gentian Mezani, është i kënaqur me lojën dhe rezultatin kundër Partizanit. Kurbinasit janë tani në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin Europë. "I kisha kërkuar futbollistëve që të ishin në mbrojtje, por nuk ishin në momentin që Da Silva shënoi gol - tha ai -. Përpos atij gabimi Ujka reagoi mirë, e ka ndihmuar shumë skuadrën. Edhe pse në atë moment na kapën në befasi. Të gjithë bënë detyrën siç punuam gjatë javës për ti bërë ballë Partizanit, janë për tu përgëzuar dhe do të shohim gabimet për ti rregulluar”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI