Flash

Tërmeti në Turqi, pezullohen të gjitha garat sportive: Atsu, ish-lojtari i Chelsea nën rrënoja

Lapsi.al 6 February 2023
Tërmeti në Turqi, pezullohen të gjitha garat sportive: Atsu,

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë ka ndaluar sigurisht edhe sportin. Ministri i Rinisë dhe Sportit Mehmet Kasapoğlu ka komunikuar se të gjitha garat kombëtare sportive të planifikuara në territorin turk janë pezulluar deri në një njoftim tjetër. Një situatë kaosi dhe dhimbje e madhe për humbjen e shumë jetëve, që nuk mund të linte pa prekur futbollin. Ndërkohë, klubi turk Hatayspor është goditur më keq nga fatkeqësia dhe Atsu ka mbetur ende nën rrënoja.

ISH-LOJTARI I CHELSEA ATSU MES TË HUMBURVE

Mes të humburve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është edhe ish-futbollisti i Chelseat dhe Neëcastle, Christian Atsu. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi është "i bllokuar nën rrënoja". Atsu luan për klubin turk Hatayspor, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu mbetën të përfshirë gjithashtu në katastrofë. Por më vonë ata u shpëtuan dhe u transferuan në një vend të sigurtë. Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit. Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut. Ai besohet se është ende i varrosur nën rrënoja.

Lexo më tej: “Ndajmë me ju të njëjtën dhimbje e pikëllim”: Duka mesazh presidentit të FTF Büyükekşi pas tërmetit me mbi 1000 viktima

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI