Flash

Video/ Arratiset Barcelona me Jordi Alba, Gavi e Raphinha: Sevilla dorëzohet në pjesën e dytë

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Arratiset Barcelona me Jordi Alba, Gavi e Raphinha: Sevilla

Javë vendimtare në La Liga. Real Madrid humbi 1-0 në Mallorca dhe zbriti në -8 nga Barcelona, e cila mundi 3-0 Sevilla në javën e 20. Xavi mposht andaluzianët në pjesën e dytë falë golave të Jordi Alba (58'), Gavi (70') dhe Raphinha (79'). Një tjetër humbje për Valencia, e mundur 1-0 nga Girona. Rrëzohet edhe Real Sociedad me Valladolid triumfues 1-0 në Anoeta.

Barcelona përfitoi plotësisht nga humbja e Real Madrid dhe me një pjesë të dytë të shkëlqyer mundi 3-0 Sevilla. Blaugranat fluturojnë +8 ndaj formacionit të Ancelotti. Vuajtje për katalanasit në pjesën e parë, me bllokun andaluzian që rezistoi. Vendasit nuk mund të kalonin mbrojtjen kundërshtare dhe 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Megjithatë, pak para një ore lojë, ndeshja u zhbllokua. Kessié me shpinë nga porta dha një pasim brilant për Jordi Alba, që me një diagonale perfekte mposhti Bono.

Lexo më tej: Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e humbur e Asensio fundosin Blancos

Janë tetë minutat, mes minutave 70 dhe 78, që i dhanë zyrtarisht arratinë Xavi. Krosimi i Raphinhas përshkoi të gjithë zonën dhe Gavi, nga disa hapa larg, shënoi dyfishin katalanas. Ishte ish-sulmuesi i Leeds ai që mbylli ndeshjen, duke shënuar pas një asisti të Jordi Alba. Përfundoi 3-0: festë blaugrana dhe +8 ndaj Real Madrid. Serviret arratisja e parë reale e La Liga 2022/2023. Fitorja e pestë radhazi për skuadrën e Xavi, që deri më tani ka grumbulluar 53 pikë nga 60 në dispozicion.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI