Flash

Video/ Tottenham ndalon City t'i afrohet Arsenal: Kane shënuesi më i mirë i historisë së Spurs me 267 gola

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Tottenham ndalon City t'i afrohet Arsenal: Kane shënuesi

Përfundon 1-0 për Tottenham ndeshja e madhe e javës së njëzetë e dytë të Premier League kundër Manchester City. Harry Kane vendosi ndeshjen në minutën e 15', duke shënuar golin e 200 në kampionatin angleze. Sulmuesi, me 267 rrjeta, u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Spurs. Guardiola nuk arrin të shkurtojë distancën nga kreu. Arsenal i Arteta mbetet +5 dhe me një ndeshje më pak të luajtur. Në ndeshjen tjetër, Nottingham mundi Leeds 1-0 me golin e Johnson (14').

TOTTENHAM 1-0 MANCHESTER CITY

Tottenham i bën një dhuratë Arsenal duke mposhtur Manchester City 1-0. Guardiola mbetet kështu -5 nga Gunners që kanë edhe një ndeshje më pak. Pa Conte, me zëvendësin Stellini në pankinë, vendasit e nisën fort dhe kaluan në avantazh në minutën e 15'. Hojbjerg rikuperoi topin dhe i shërbeu Kane në zonë, që me të djathtën mposhti Ederson. Gol rekord për sulmuesin që merr përgëzimet e stadiumit. 267 gola me fanellën e Spurs për Kane. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit londinez. Nga ana tjetër, në kampionatin anglez Kane ka shënuar 200. Vetëm dy 'përbindësha' të tjerë si Shearer dhe Rooney e kanë arritur dhe më pas tejkaluar këtë shifër. Skuadra e Guardiolës tentoi të reagojë, por nuk shkon përtej goditjes së Bernardo Silvës, e bllokuar lehtësisht nga Lloris.

Lexo më tej:“Dhimbje të forta abdominale”: situatë e vështirë shëndetësore për Conte, duhet të operohet

Në pjesën e dytë Alvarez rrezikoi portën e londinezëve, ndërsa edhe De Bruyne nuk gjeti objektivin. Drithërima e fundit për vendasit erdhi në minutën e 87'. Romero mori kartonin e dytë të verdhë dhe i la Spurs në inferioritet. Megjithatë, ofensiva e City nuk çoi në barazim. Përfundoi 1-0, me Tottenham tani -1 nga Champions League. Mundësi e humbur për kampionët në fuqi të Anglisë për t'u rikthyer pranë kreut, ndërsa Spurs i bëjnë një dhuratë mirëseardhje Conte.

NOTTINGHAM-LEEDS 1-0

Seria pozitive e rezultateve për Nottingham Forest nuk ndalet, duke mposhtur 1-0 Leeds. Suksesi i tretë në katër takimet e fundit dhe tre pikë themelore për shpëtim. Janë miqtë që u bënë të rrezikshëm me Sinisterra, i bllokuar nga Keylor Navas, në debutimin e tij. Në minutën e 14' erdhi goli që vendosi ndeshjen. Johnson mori topin brenda zonës dhe finalizoi në këndin e poshtëm, duke befasuar Meslier. Pritjet e Navas dhe gabimi i Surridge në fund bënë pjesën tjetër. Nottingham u ngrit në 24 pikë, +6 ndaj Leeds dhe Everton në zonën e rënies.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI