Flash

Video/ Kvara e Osimhen të pandalshëm: Napoli likuidon Spezian e arratiset në pritje të derbit

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Kvara e Osimhen të pandalshëm: Napoli likuidon Spezian e

Napoli vazhdon të vrapojë në krye të renditjes. Në ndeshjen e drekës së javës së 21 të Serie A, skuadra e teknikut Spalletti mposhti 3-0 Spezian. E tani Napoli është 16 pikë nga Inter, në pritje të derbit të Milanos. Në Picco, në pjesën e parë, vendasit qëndruan prapa, mbyllën mirë hapësirat dhe frenuan manovrën e të kaltërve. Më pas, në pjesën e dytë, kryesuesit rritën xhirot dhe depërtuan mes radhëve. Kvaratskhelia (47') e zhbllokoi ndeshjen me penallti, para se Osimhen (69' dhe 73') të mbyllte rezultatin. Dygolësh i nigerianit, që përfitoi nga gabimet e Dragowskit dhe Caldara.

I pamëshirshëm dhe cinik. Napoli vazhdon të bëjë pikë dhe provoi t'i japë një shtysë tjetër renditjes në vigjilje të Inter-Milan. Në Spezia u luajt një tjetër shfaqje e bukur napolitane e sezonit. Një performancë që pas një pjese të parë të bllokuar nuk u dha asnjë shans lojtarëve të teknikut Gotti. Një konfirmim për organizimin dhe fuqinë e grupit të Spallettit. Osimhen dhe Kvaratskhelia ishin protagnistët që arkivuan ndeshjen. Por, në fushë, ishte performanca e zakonshme e ekipit që bëri diferencën për sa i përket lojës, vrapimit dhe intensitetit.

Një mekanizëm pothuajse perfekt në çdo repart pas 45' të vështira. I zbukuruar nga blitzet e zakonshëm të Kvara dhe fuqia dërrmuese fizike e Osimhen. Të gjitha të manovruara me saktësi dhe ritëm në mesfushë nga Lobotka & Co. dhe të mbështetura nga një mbrojtje graniti. Shumë për Spezian, e aftë të rezistojë vetëm një pjesë ndaj kryesuesve. E tani gjithnjë e më shumë pranë zonës së rënies në renditje.

GOLAT E NAPOLIT

[video width="952" height="516" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/napoli-1.mp4"][/video]

[video width="952" height="516" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/napoli-2.mp4"][/video]

[video width="952" height="516" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/napoli-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI