Flash

Video/ Messi e Hakimi udhëheqin përmbysjen e PSG: kundër Toulouse përfundon 2-1

Lapsi.al 4 February 2023
Video/ Messi e Hakimi udhëheqin përmbysjen e PSG: kundër Toulouse

Në javën e njëzet e dytë të Ligue 1, Paris Saint-Germain triumfoi me përmbysje 2-1 në shtëpi kundër Toulouse. Pa Neymar dhe Mbappe, kryeqytetasit u morën përsipër nga Messi dhe Hakimi. Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 20' me goditjen e lirë të van den Boomen. PSG u përgjigj me goditjen spektakolare të mbrojtësit maroken (38'). Në pjesën e dytë, kampioni i botës me Argjentinën nga jashtë zonës (58') përfundoi përmbysjen. PSG shkëputet tani në + 8 ndaj Marseille.

Paris Saint-Germain triumfoi 2-1 ndaj Toulouse në Parc des Princes. Skuadra e Galtier e nisi keq dhe pas 14 minutash humbi Renato Sanches për shkak të një dëmtimi. Pa Neymar dhe Mbappé, parisienët vuajtën në sulm dhe në minutën e 20' miqtë kaluan në avantazh. Me një goditje dënimi, van den Boomen mposhti Donnarumma, jo pa faj në këtë rast. Vendasit reaguan me shpejtësi, me Messi që iu afrua eurogolit, duke goditur direkt shtyllën nga këndi. Goli i 1-1 erdhi vetëm pak minuta nga mbyllja e pjesës së parë. Në minutën e 38' Hakimi goditi fuqishëm me të majtën, duke e dërguar topin pas shpinës së Dupé.

NËN SHENJËN E MESSI

Në pjesën e dytë Parisi rriti ritmin dhe në minutën e 58' përfundoi rikthimin. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi arrin në hyrje të zonës te Messi, që firmosi 2-1. Pas avantazhit, Marquinhos dhe shokët e tij nuk e humbën përqendrimin dhe i shkuan afër edhe 3-1. E megjithatë, Toulouse nuk doli nga loja. Në minutën e 80', van den Boomen provoi sërish me një goditje dënimi, me Donnarumma që këtë herë e ndali. Në fund u bë stresuese ofensiva e miqve, por formacioni i Galtier rezistoi dhe goditi shtyllën me Messi në fund. Përfundoi 2-1, me PSG që fluturoi në 54 pikë dhe shkon +8 ndaj Marseille. Toulouse mbetet i mbërthyer në kuotën e 29 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI