Flash

Video/ Tarkowski dënon Arsenal: kryesuesit e Premier rrëzohen në Goodison Park, Everton i largohet fundit

Lapsi.al 4 February 2023
Video/ Tarkowski dënon Arsenal: kryesuesit e Premier rrëzohen në

Surpriza në javën e njëzet e dytë të Premier League. Kryesuesit e Arsenal dalin të mundur 1-0 ndaj Everton, në ndeshjen e parë të Toffees post-Lampard. Ndeshja për të besuarit e Dyche u vendos nga goditja me kokë e Tarkowski (60'), në goditjen e këndit të McNeil. Humbja e dytë në kampionat për Gunners, që me ndeshje të barabarta mbeten +5 ndaj City. Manchester, megjithatë, mund të shkojë në -2 të dielën duke fituar përballjen direkte me Tottenham të Conte.

Koha post Lampard i Everton nuk mund të niste në mënyrën më të mirë. Toffies realizojnë një sukses të madh duke mposhtur kryesuesit e Arsenal. Në Goodison Park, formacioni i drejtuar nga Dyche bëri një lojë të shkëlqyer. Ata ishin të parët që kërcënuan me Calvert-Lewin dhe Doucouré, por në të dyja rastet topi përfundoi jashtë. Në minutën e 40' ishte Saka që u bllokua në zonë, në një pozicion të favorshëm.

TARKOWSKI VENDIMTAR

Në fillimin e pjesës së dytë, Ramsdale duhej të impenjohej ndaj Gueye dhe Arteta vendosi të ndryshojë. Në minutën e 59' bëri debutimin e tij Jorginho me fanellën e Gunners. Vetëm një minutë më vonë, Toffees kaluan në epërsi. Goditje nga këndi e McNeil dhe me kokë Tarkowski e bëri rezultatin 1-0. Londinezët tentuan të përgjigjen me Saka dhe Xhaka, por i mungoi precizioni. Muri i vendasve qëndroi deri në fund, edhe sepse Zinchenko shkoi shumë afër 1-1 nga skaji i zonës në kohën shtesë.

Një sukses shumë i çmuar për Everton, që u ngjit në 18 pikë, duke i dhënë një shtysë vetes drejt shpëtimit. Kjo ishte fitorja e tyre e parë në 2023. Everton nuk buzëqeshte që nga 22 tetori i kaluar, ditën e fitores 3-0 ndaj Crystal Palace. Nga ana tjetër, Arsenal pëson humbjen e dytë në kampionat dhe mbetet në kuotën 50. Me ndeshje të barabarta janë +5 ndaj City, që në ndeshjen e madhe ndaj Tottenham mund të afrohet në -2, duke ushtruar presion te djemtë e Artetës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI