Flash

Silvio Berlusconi i habit të gjithë: “Dua të fitoj titullin”

Lapsi.al 4 February 2023
Silvio Berlusconi i habit të gjithë: “Dua të fitoj

Mbrëmjen e djeshme Monza organizoi një darkë për të gjithë ekipin. Një lloj çmimi për rezultatet e shkëlqyera të arritura deri më tani nga skuadra e teknikut Palladino. Monza, në fakt, aktualisht është në vendin e 11 në Serie A larg rrezikut të rënies. Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët, trajneri dhe stafi i tij dhe mbi të gjitha drejtuesit e presidenti Silvio Berlusconi. Ish-pronari i Milan ka dashur të urojë ekipin, duke shprehur ambiciet e tij për të ardhmen.

Gjatë mbrëmjes, Silvio Berlusconi ka dashur t'i dërgojë një mesazh të gjithë ekipit: "Që kur erdhi trajneri Palladino, Monza ka bërë gjëra të mëdha. Sot do të ishim të pestat në renditje së bashku me Milanin". Besim maksimal te projekti: “Ne besojmë në këtë grup dhe në objektivat tona. Duam ta bëjmë këtë realitet edhe më të rëndësishëm”.

Gjatë fjalës së tij, Silvio Berlusconi e la veten të përfshihet nga entuziazmi: “Mund ta themi, duam të fitojmë titullin vitin e ardhshëm dhe atë pas tij”. Më pas, pronari i Monzas ka folur për përpjekjet e klubit: “Kemi investuar shumë në këtë projekt. Kemi blerë lojtarë të rinj dhe kemi përmirësuar ndjeshëm terrenin tonë të stërvitjes. Sot Monzello është qendra sportive më e madhe dhe më e bukur në Serie A“.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI