Flash

Video/ Atalanta e mbyll me 9 lojtarë, Laurienté i jep fitoren Sassuolos: ja rezultatet e Serie A

Lapsi.al 4 February 2023
Video/ Atalanta e mbyll me 9 lojtarë, Laurienté i jep fitoren

Sassuolo mposhti Atalantën 1-0 në javën e 21 të Serie A. Në stadiumin Mapei, ndeshja u kushtëzuarnga përjashtimi i Maehle në minutën e 30' për një faull të rëndë. Skuadra e Dionisi i dhanë vazhdimësi suksesit kundër Milan, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Pas rasteve në pjesën e parë, aksioni vendimtar solli firmën e Laurienté. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 55', duke mposhtur Musso. Për Atalantën, e cila mbylli në nëntë për kartonin e kuq të Muriel në shtesë, kjo është humbja e dytë radhazi, pas asaj në Kupën e Italisë.

Pas fitores në San Siro kundër Milan, Sassuolo mundi edhe Atalantën në stadiumin Mapei. Jeshilzinjtë janë +10 nga Verona, e treti nga fundi dhe e lanë Atalantën në vendin e 38 në renditje. Goli i Laurienté vendosi në minutën e 55', pasi Atalanta kishte mbetur me 10 lojtarë pas gjysmë ore. Përjashtimi i Maehle erdhi pas ndërhyrjes së VAR, për një faull ndaj Berardi. Faull që arbitri Marcenaro kishte vendosur ta ndëshkonte me një karton të verdhë.

Sassuolo, i lehtësuar nga epërsia numerike, luajti më mirë duke krijuar më shumë raste deri në avantazhin e merituar. Ndërsa Consigli ndërhyri vetëm në goditjen e lirë të Koopeminers. Në minutën e fundit të kohës së shtesë, Muriel u përjashtua me karton të kuq për protesta.

ROMA 2-0 EMPOLI

Roma mundi 2-0 Empolin në javën e 21 të Serie A dhe u ngjit në vendin e tretë të renditjes. Verdhekuqtë kanë lënë pas për momentin Lazion, Atalantën, Milanin, duke arritur Interin në vendin e dytë. Ndeshja në Olimpico u vendos nga dy goditje këndi në 6' e parë të lojës. Të dyja të goditura nga Dybala dhe të kthyera në gola me goditje me kokë nga Ibanez dhe Abraham. Djemtë e Zanettit reaguan, por nuk arritën kurrë të ngacmojnë kundërshtarët e tyre. Humbja e parë e vitit 2023 për Empolin.

CREMONESE 0-2 LECCE

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë tashmë një kujtim i largët për Cremonese, të mundur nga Lecce në betejëën për mbijetesë. Skuadra e Ballardinit nuk ishte kurrë në lojë e mposhtur 2-0. Baschirotto zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58', Strefezza dyfishoi avantazhin në minutën e 69'. Pas 21 javësh, Cremonese ka mbetur me 8 pikë dhe pa fitore. Nuk ka ndodhur që nga viti 2003/04, kur Ancona e mbylli me 13 pikë. Lecce, nga ana tjetër, arrin Juventus në kuotën e 23 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI