Flash

Tre muaj burg për Zhang: detyrimet e papaguara mund ta çojnë presidentin e Inter pas hekurave në Hong Kong

Lapsi.al 4 February 2023
Tre muaj burg për Zhang: detyrimet e papaguara mund ta çojnë

Steven Zhang përfshihet nga stuhia. Sipas asaj që raportohet nga Calcio e Finanza, presidenti i Interit mund të rrezikojë deri në tre muaj burg. Shkak është një borxh i papaguar prej mbi 300 milionësh ndaj China Construction Bank Asia. Për këtë çështje, kreditorët kanë nisur disa procese gjyqësore kundër Zhang: një në Shtetet e Bashkuara, një në Milano dhe dy në Hong Kong. Pikërisht në këtë të fundit, gjyqtarët vendosën në favor të kreditorëve.

Pas kërkesës së parë të gjykimit, presidenti i zikaltërve duhet të dalë në gjykatë më 13 marsin e ardhshëm. Kjo kërkesë është pjesë e një procesi të quajtur ekzaminimi i debitorit. Në këtë rast Zhang do të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi borxhet e tij. Kështu, do të kuptohet se çfarë të ardhurash apo mjetesh kishte ai në dispozicion për të shlyer borxhin mbi 300 milionë. Në këtë kuptim, Zhang duhet të paraqesë çdo dokument që lidhet me asetet dhe detyrimet e tij.

Lexo më tej: Batuta e Steven Zhang në festën e Inter: “Në dalje lini të gjithë ju lutem 5 euro në tavolinë për merkaton”

HIPOTEZA BURGIM

Sipas precedentëve të cituar nga kreditorët, rreziku do të përkthehej në mundësi burgimi deri në tre muaj. Një skenar, ky, që mund të realizohet nëse Gjykata konstaton se presidenti i Interit ka fshehur pasuri për të shmangur pagesën e borxhit. Ose ka refuzuar vullnetarisht t'i përgjigjet cilësdo pyetje.

Për më tepër, kreditorët mund të kompensohen edhe në një terren tjetër. Atë që ka të bëjë me aksionet e klubit zikaltër në pronësi të Zhang. Në fakt, një çështje tjetër po zhvillohet në Gjykatën e Milanos. Në këtë kuptim, kreditorët kërkojnë anulimin e rezolutës përmes së cilës Interi pranoi të mos i paguante Zhang rrogën si president klubi. Në këtë drejtim, seanca e parë në kryeqendrën lombarde është caktuar për datën 8 mars në orën 10.00.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI