Flash

Video/ Lautaro 'ngjyros' Milanon zikaltër: Inter triumfon në derbi dhe blindon vendin e dytë

Lapsi.al 5 February 2023
Video/ Lautaro 'ngjyros' Milanon zikaltër: Inter triumfon në

Inter mposht Milan 1-0 në ndeshjen e madhe të javës së 21, duke konsoliduar vendin e dytë në renditje. Zikaltrit janë tashmë +5 nga rivalët e qytetit gjithnjë e më në krizë dhe -13 nga Napoli kryesues. Derbi i 178 në Serie A u vendos nga një goditje me kokë e Lautaro Martinez në minutën e 34'. Një gol që kurorëzoi dominimin absolut të zikaltërve në pjesën e parë, me kuqezinjtë që nuk goditën asnjëherë në portë. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar sepse Milan mori më tepër iniciativë, por Onana nuk ishte në rrezik serioz. Për teknikun Inzaghi është fitorja e parë në derbin milanez në kampionat.

Ekzaktësisht një vit më parë, fitorja në derbi i dha Milanit një pjesë të mirë të titullit, por 365 ditë më vonë muzika ka ndryshuar. Sonte Interi konfirmoi epërsinë në qytet, tashmë të dukshme pas fitores në Superkupë. Fatkeqësisht për të dyja skuadrat, çështja e titullit duket e përfunduar, por kjo ndeshje konfirmoi se skuadra e Inzaghit mund të jetë e vetmja anti-Napoli. Ndërsa skuadra e Piolit thjesht nuk mund të dalë nga spiralja negative në të cilën u fut pas barazimit befasues ndaj Romës. Një involucion nën sytë e të gjithëve dhe ndryshimi i modulit nuk mjaftoi për asgjë.

Lexo më tej: Chelsea tërbon Milan, duke ndërhyrë për çështjen Leao: “E paguajmë ne gjobën për Sporting”

MILAN INEKZISTENT

Suksesi i zikaltërve është i patëmetë sidomos për pjesën e parë të shkëlqyer të luajtur Kushërinjtë e qytetit nuk goditën asnjëherë drejt portës dhe pothuaj nuk kaluan gjysmën e fushës. Një qëndrim tepër disfatist që në fund kushtoi shtrenjtë. Leao nuk e nisi si titullar, por nuk pati ndikim në fushë edhe kur u aktivizua. E tani rrezikon të bëhet një cështje. I vetmi që shpëtoi mes kuqezinjve, ishte ai më i kontestuari, pikërisht Tatarusanu. Portieri me tre pritje vendimtare shmangu një deficit më të keq. Njeriu i kopertinës i Interit është Lautaro Martinez, edhe një herë vendimtar. Por Inzaghi gjithashtu mund të buzëqeshë me qëndrueshmërinë e sapogjetur në mbrojtje, rikthimin e Brozovic në fushë dhe një Lukaku në rritje, i cili ishte afër shënimit në kohën e shtesë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI