Flash

Video/ Përgjoni i jashtëzakonshëm, gol si lojtar e pritje vendimtare si portier: Tirana pushton 'Egnatia Arena'

Lapsi.al 6 February 2023
Video/ Përgjoni i jashtëzakonshëm, gol si lojtar e pritje

Reagim i menjëhershëm i Tiranës, që u ngrit në këmbë pas humbjes me Kukësin javën e kaluar. Bardheblutë e Orges Shehit shtojnë marshin, në krye të renditjes, duke vënë nën presion Partizanin. Transferta e tretë radhazi për kryeqytetasit, nga të cilat dy herë kanë dalë të fituar pas 1-2 me të cilën pushtuan stadiumin 'Egnatia Arena'. Përgjoni ishte protagonisti absolut, me golin e shënuar e pastaj si portier pas dëmtimit të Bekaj.

Për javën e 20 të Superiores, bardheblutë e panë veten praktikisht në avantazh që në dhomat e zhveshjes. Gol blitz nga Përgjoni, që në sekondat e para dhe nisja më e mirë e mundshme e takimit. E megjithatë Egnatia nuk u dekurajua dhe u përgjigj shumë shpejt, me tashmë të zakonshmin Dëamena. Në minutën e 10 sulmuesi në gjysëmkthesë e dërgoi topin pas shpinës së Bekajt, në krosimin e Fangajt. Gjithcka për tu ribërë, por skuadrat tani ishin shumë më të kujdesshme. Rreziqet u evituan dhe në pushim shkohet në 0-0.

[video width="872" height="484" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/tirana-1.mp4"][/video]

Lojë e luftuar edhe pas rifillimit, por pa raste flagrante. Shehi i dha minuta edhe blerjes së janarit Haxhiu. Prej tij erdhi krosimi që Behiratche e ktheu në zonë, i ndalur nga dora e Kacbufit. Penallti në minutën e 66’, që Hasani arriti të shndërronte në gol, për avantazhin përfundimtar të Tiranës. Egnatia provoi të bënte dicka më shumë për të mos dalë e humbur, por Bekaj nuk lejoi më asgjë.

[video width="872" height="484" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/egnatia-1.mp4"][/video]

PËRGJONI BRILANT EDHE SI PORTIER

Fundi i takimit pa protagonist Përgjonin. Këtë herë mbrojtësi që hapi serinë e golave, u fut si portier pas dëmtimit të Bekaj në minutat shtesë. Bardheblutë i kishin kryer zëvendësimet dhe Përgjoni mbrojti portën, duke bërë edhe një pritje vendimtare.

[video width="872" height="484" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/tirana-2.mp4"][/video]

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditje me 37 pikë. Ndërsa për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, në vendin e 5 me 27 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI