Flash

Video/ Gafë skandaloze në mbrojtje, Erzeni humb dy pikë: Kastrioti rikthehet me dy gola në pesë minuta

Lapsi.al 7 February 2023
Video/ Gafë skandaloze në mbrojtje, Erzeni humb dy pikë:

Barazim spektakolar në Kamëz por që nuk i bën punë as Ardian Memës e as Xhevahir Kapllanit. Kastrioti dhe Erzeni e mbyllin 2-2 sfidën për javën e 20 të Superiores. Shijakasit shënuan dy herë me Asanin dhe Kapllanin në pjesën e parë, duke e menduar sfidën të fituar. Krutanët u rikthyen në të dytën me Stojanovic e Grecën, që nuk e lëvizin skuadrën nga vendi i fundit.

U duk shumë e thjeshtë për Erzenin, që kërkonte ndjekjen e ëndërrës europiane. Asani që në minutën e 5 finalizoi kundërsulmin e shpejtë, duke mposhtur Salin. Një gol që sigurisht rëndoi këmbët e lojtarëve të Memës. Hasani e Mehmeti shpenzuan rastet e tyre, ndërsa Greca u ndal nga shtylla në minutën e 29'. Por pikërisht në momentin më të mirë të vendasve Erzeni dyfishoi shifrat. Një devijim i Kapllanit para portës në të 34' u duk se i vuri kapakun sfidës.

[video width="920" height="516" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/asani.mp4"][/video]

[video width="920" height="516" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/kapllani.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

Ky duhet të ketë qenë edhe mendimi i shijakasve, që lanë shumë inisiativë në këmbët e kundërshtarit. Mema lëvizi kartat në dispozicion dhe në pesë minuta Kastrioti shënoi dy herë. Stokanovic në minutën e 58 ekzekutoi një goditje dënimi që befasoi Xhikën. Në të 63', pastaj, portieri dhe mbrojtësi i tij gabuan në mënyrë flagrante, duke i dhënë mundësinë Grecës të barazonte. Kështu Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes, me 20 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë.

[video width="920" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/stojanovic.mp4"][/video]

[video width="920" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/greca.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI