Flash

Zbulohet prapaskena për Osimhen: Napoli ka refuzuar 100 milionë euro nga Manchester United

Lapsi.al 7 February 2023
Zbulohet prapaskena për Osimhen: Napoli ka refuzuar 100 milionë euro

Napoli i gëzohet performancave në fushë të Victor Osimhen. Në të njëjtën kohë, klubi i presidentit De Laurentiis përpiqet t'i rezistojë ofertave për nigerianin. Sipas Il Mattino, në fakt, në janar napolitanët kanë marrë një ofertë mbi 100 milionë euro nga Manchester United. Propozimi është kthyer menjëherë mprapsht te dërguesi, si një mesazh i qartë: Osimhen është i pashitshëm. Sipas mediave angleze, megjithatë, Djajtë e Kuq nuk kanë ndërmend të dorëzohen. United është gati të rikthehen me një ofertë të përmirësuar në verë.

Osimhen ishte lideri i Napolit në këtë gjysmë sezoni. 17 gola dhe 4 asiste mes kampionatit dhe Champions League për nigerianin. Madje sulmuesi ishte vendimtar edhe në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Spezias.

Lexo më tej:Globe Soccer Awards, Victor Osimhen i riu më i mirë në planet: nigeriani mposht Valverde e Gavi

OBJEKTIVI I TEN HAG

Nuk është rastësi që emrat e mëdhenj të Premier League kanë vënë syrin tek ai. Ata janë gati të hapin kuletat e tyre të pasura për të bindur Aurelio De Laurentiis të privohet nga Osimhen. Sipas Daily Mail, United është klubi më i vendosur, duke qenë se trajneri Ten Hag po kërkon dëshpërimisht një qendërsulmues. Në janar, tifozët e Red Devils duhej të kënaqeshin me ardhjen në formë huazimi të Ëout Ëeghorst. Por është e qartë se pas lamtumirës traumatike të Cristiano Ronaldo, klubi është në kërkim të një goditje që mund të garantojë rendiment edhe në të ardhmen.

Që verën e kaluar, kur u fol për CR7 në huazim në Napoli, u hipotezua rruga e kundërt për Osimhen. Por në fund të merkatos mbetën të dy në vendet e tyre. Nëse një ofertë e re më e lartë arrin vërtet në qershor, AdL do të tundohej vërtetë. Numri 1 i klubit ka vendosur të mos e privojë veten nga golashënuesi i tij, për të vazhduar udhëtimin drejt titullit. Por me objektivin të arritur, edhe çmimi për 23 vjeçarin do të kapte majat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI