Flash

Nuk fiton prej katër javësh, Colella bën 'humor italian': "Po vazhduam kështu jemi edhe ne për titull"

Lapsi.al 30 January 2023
Nuk fiton prej katër javësh, Colella bën 'humor

“Më vjen keq për djemtë që kanë bërë një ndeshje të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj se ishte mbi të gjitha për ta". Giovanni Colella natyrisht që ndihet i 'vjedhur' kur pa fitoren t'i ikë nga duart 2 minuta nga fundi. Kundër Egnatias u mbyll 1-1, por kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore për të kuqtë. E sikur të mos mjaftojë, edhe e treta në shtëpi radhazi ku kryeqytetasit kanë marrë dy humbje e një barazim. Në këtë këndvështrim habit 'lumturia' që shpreh tekniku italian: "Jam shumë i lumtur për paraqitjen, shpresoj që skuadra ta shohë si një hap pozitiv. E jam i bindur se nëse ekipi bindet për këtë gjë dhe paraqitjet do të jenë kështu, do të jemi edhe ne në garë për të fituar kampionatin".

Në fund një vlerësim për kundërshtarin dhe mbi të gjithë Raphael Dëmena, që vendosi ekuilibrin me një gol providencial. "Duamena është një sulmues i madh dhe merita e një goli të tillë është e një lojtari të fortë. Lojtarët e fortë mund të ndikojnë ndeshjet. Por nëse shohim sa herë gjuajti portën Egnatia dhe sa herë kemi shkuar në ne gjysmëfushën e tyre, atëherë…”, theksoi me keqardhje Colella.

Lexo më tej: Video/ Dwamena i heq Partizanit suksesin: Cara humb penalltinë, të kuqtë katër ndeshje pa fitore

TETOVA: KISHIM ARDHUR PËR REZULTAT

Debutim me pikë në një transfertë të vështirë për Edlir Tetovën, që zëvendësoi në pankinë Shpëtim Duron e shkarkuar: “Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, pasi ekipi ska pasur ecuri të mirë - tha ai -. Jam i kënaqur me 1-1, ndërsa me 0-0 jo sepse kjo i jep moral ekipit. Ngadalë do të rikthehemi si kemi qenë me më shumë finalizime dhe gola. Jam i kënaqur vetëm me rezultatin, jo me lojën, pjesa e parë linte shumë për të dëshiruar. Do ta shohim në javët në vijim".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI