Flash

"Nga Juventus shkelje e rëndë, e përsëritur dhe e tejzgjatur": 36 faqet e motiveve që çuan në dënimin e rëndë të klubit

Lapsi.al 30 January 2023
"Nga Juventus shkelje e rëndë, e përsëritur dhe e

Janë 36 faqe me të cilat Gjykata Federale e Apelit e FIGC ka justifikuar dënimin e Juventus me 15 pikë penalitet në kampionatin aktual. Pa harruar sanksionet e vendosura ndaj anëtarëve të bordit drejtues të dorëhequr bardhezinj. Dispozitivi u zbulua nga FIGC në faqen e saj të internetit: "Juventus ka kryer një shkelje disiplinore sportive. Kjo, duke marrë parasysh seriozitetin dhe natyrën e përsëritur dhe të zgjatur të shkeljes". Juve ka kryer parregullsinë “duke pasur parasysh dokumentacionin që vjen nga drejtuesit” e klubit “me vlerë rrëfimtare dhe nga dorëshkrimet përkatëse, përgjimet dhe provat e mëtejshme në lidhje me ndërhyrjet për fshehjen e dokumenteve apo edhe manipulimin e faturave”.

Lexo më tej: Penalizimi i Juventus mbi “ndershmërinë sportive”: është dita e motivacioneve në Gjykatën Federale

Gjykata Federale e Apelit FIGC pranoi kërkesën e Prokurorit Publik për revokimin e gjyqit të fitimeve kapitale për Juventus "përballë një tabloje rrënjësisht të ndryshme të fakteve". Kjo për shkak të sasisë mbresëlënëse të dokumenteve të marra nga Prokuroria Publike e Torinos. Ato nxirrnin në pah qëllimshmërinë në bazë të ndryshimit të operacioneve të transferimit dhe vlerave të lidhura. Për sa i përket sanksionit - vazhdojnë arsyet - Gjykata mori parasysh peshën e veçantë dhe natyrën e përsëritur dhe të zgjatur të shkeljes”.

Motivet që çuan në dënimin e Juventus (Dokumentet në italisht)

Në faktet e reja, që çuan në rihapjen e procesit sportiv për fitimet kapitale, “nuk ka asnjë provë specifike demonstruese për shoqëri të tjera”. Gjykatësit sportivë, në fakt, kanë konsideruar se “në faktet e reja që kanë dalë, nuk ka asnjë provë konkrete dëshmuese që lejon të mbështesë akuzën. E aq më pak duket e mundur të argumentohet se ka pasur një ndryshim sistematik të disa bilanceve”. Në bazën e këtyre motivacioneve, avokatët e Juventus do të ndërtojnë mbrojtjen, në Këshillin e Garancisë në CONI.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI