Flash

Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon bardhezinjtë e Allegri në klasifikim

Lapsi.al 29 January 2023
Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon

Monza mundi 2-0 Juven në Torino me dy gola në pjesën e parë. Epërsia erdhi në minutën e 18' falë Ciurria, i servirur shumë mirë nga Machin. Golin e dytë e nënshkroi Dany Mota, duke përfituar nga asisti i Carlos Augusto. Në pjesën e dytë Allegri hodhi në fushë Milik dhe Vlahovic, por kjo nuk mjafton. Në reagimin e tij, Juventus u përplas me portierin e Monza, Di Gregorio, i cili shpëton në më shumë se një rast tentativat e bardhezinjve.

Juventus hoqi dorë thuajse menjëherë nga presioni i lartë në fillimin e aksioneve bardhekuq. E Monza arriti të menaxhonte topin duke rreshtuar dy sulmues të dytë, Pessina dhe Caprari. Lëvizja e tyre e futi në krizë mbrojtjen bardhezi. I pari alternonte inkursionet në 3/4 me tërheqjen që “barazonte” numrin e mesfushorëve kundërshtarë. I dyti vendosej në qendrën e majtë dhe bëhej sulmuesi i dytë nëse ishte e nevojshme. Pikërisht një kombinim mes të dyve solli avantazhin, pas dhjetë minutash. Goli i Caprarit, megjithatë, u anulua për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje të lojtarit të Monza.

VLAHOVIC, RIKTHIM PA GJURMË

Juventus u mbështetet tek Kean, sulmuesi i vetëm, i shoqëruar nga Di Maria dhe nga inkursionet e mesfushorëve. E ishte sulmuesi i Juventusit ai që iu afrua avantazhit me një goditje nga jashtë zonës. Ratocionet e trekëndëshat e skuadrës së Palladino, megjithatë, i bënë të vuajnë vendasit. Prova erdhi kur Machin pikasi futjen e Ciurria në zonë për avantazhin bardhekuq. Juventusi vazhdoi t'u lërë kundërshtarëve zotërimin e topit. Të besuarit e Allegri u bënë të rrezikshëm vetëm me goditjet standarde, si në tentativën e Gattit, në zhvillimet e goditjes nga këndi. Monza vazhdoi të prodhojë lojën e saj dhe dyfishoi me Dany Mota, të gjetur në zonë nga Carlos Augusto. Rikthimi i Vlahovic nuk ndryshoi asgjë për bardhezinjtë, ndërsa Pogba u brohorit nga tifozët, por pa zbritur në fushë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI