Flash

"Duam Europën, është objektivi ynë": Mezani nuk ndalet i entuziazmuar nga Ujka e Babatunde

Lapsi.al 30 January 2023
"Duam Europën, është objektivi ynë": Mezani nuk

“Skuadra reagoi, shënoi dy gola të shpejtë, duhet të përmirësohemi se po pësojmë gola standard. Duhet ti gëzohemi kësaj fitore dhe të rikuperojmë gabimet". Tekniku i Laçit, Gentian Mezani, nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren e arritur me përmbysje 4-3 ndaj Teutës. Bardhezinjtë kanë shënuar edhe me mesfushorët Ujka e Babatunde e piëkrisht kjo e ka bërë edhe më optimist teknikun. Në dy nga tre daljet e fundit, Laci kishte lënë shenjë vetëm me Vasil Shkurtajn: "Ka shënuar Babatunde, Ujka, është shumë mirë kur shënojnë disa lojtarë, Shkurtaj na ndihmon shumë. Unë mendoj që në vijim do ti shohim me vëmendje gabimet që kemi bërë në këtë ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë".

Në vendin e 5 me 26 pikë, me të drejtë tashmë Mezani fillon të mendojë larg për Lacin e tij. "Europa Ligë është synimi ynë, por duhet ti marrim ndeshjet me radhë. Nuk duhet të kalojmë në eufori. Do ta vlerësojmë ndeshjen me Partizanin, por ne do rikuperojmë gabimet disi dhe kemi akoma punë përpara. Nuk na falet më asnjë ndeshje, kemi lënë shumë pikë që nga fillimi i kampionatit" e mbylli Mezani.

MARTINI: "MENDUAM SE FITUAM PARA KOHE"

Nuk gjen paqe Edi Martini, pas humbjes 4-3 në Lac. Tekniku i Teutës nuk e kupton dot si skuadra dështoi të ruante avantazhin e dy golave: "Është e pafalshme të them të drejtën. Kur je duke fituar në një fushë si të Laçit, duhet të jesh i kujdesshëm. Bëmë disa gabime foshnjarake tek dy golat e parë. por gjithsesi janë gjëra që ndodhin në futboll". "Kemi qenë edhe më keq në tabelë - vazhdoi Martini -, por nuk e kemi pasur problem. Kjo vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të këtyrë ditëve, djemtë kanë pësuar ndeshje pas ndeshje. Do të luftojmë në të dyja frontet, edhe në Kupën e Shqipërisë sepse nuk jemi mësuar për të rënë nga kategoria".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI