Flash

Albiona Agolli, kampionia e Europës në Jiu Jitsu: luftëtarja dominoi turneun në Paris

Lapsi.al 29 January 2023
Albiona Agolli, kampionia e Europës në Jiu Jitsu: luftëtarja

Artet Marciale Mix po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendje, sidomos pas rezultateve të rëndësishme të luftëtarëve shqiptarë. Kështu, në kampionatin europian të Jiu Jitsu të zhvilluar në Paris, Albiona Agolli është shpallur Kampione Europiane. Luftëtarja e Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania ka dominuar në kategorinë e saj 58kg, duke mposhtur çdo kundërshtare.

Agolli bëhet kështu kampioni/a e tretë europiane nga sportistët e Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania, në 10 vjet pjesëmarrje. Një arritje shumë e rëndësishme për sportisten shqiptare, që kthehet nga Parisi me medaljen e artë.

Lexo më tej: Boks/ Beteja epike, 2.03 metra e 170 kg në një ring: Hulku iranian kundër njeriut më të frikshëm në botë

Albiona, në fakt, garoi dhe në 'Absolute' (pa kufizim peshe) ku u rendit në vendin e tretë. Një disiplinë e vështirë, në përballje me rivale më të fuqishme, ku fiziku vlen edhe mbi teknikë. Agolli, në Absolute, arriti të fitojë 2 ndeshje, përpara se të humbiste në gjysëmfinale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI