Flash

Zaniolo kërcënohet poshtë shtëpisë, ikën me vrap dhe e ndjekin: policia e merr në mbrojtje

Lapsi.al 30 January 2023
Zaniolo kërcënohet poshtë shtëpisë, ikën me vrap

Situata në Romë për Nicolò Zaniolo po bëhet e paqëndrueshme. Fillimisht parrulla me kërkesën për t'u larguar, e tani një episod shumë më problematic. Mbrëmjen e djeshme, pas disfatës së verdhekuqve ndaj Napolit, një grup ultras u mblodhën në shtëpinë e lojtarit në Casal Polacco. Aty kanë nisur fyerjet e rëndë dhe, në atë moment, sulmuesi është përpjekur të ikte, duke u ndjekur nga pas nga tifozët e tërbuar. Zaniolo i frikësuar kërkoi ndihmën e policisë që ndërhyri menjëherë me patrullën e saj. Në vendngjarje ka qenë edhe babai i lojtarit, i cili ka tentuar të qetësojë të riun. Ndërsa nëna dhe motra kanë dënuar gjithçka në rrjetet sociale.

Në total ishin rreth pesëmbëdhjetë persona që u paraqitën pas mesnate në shtëpinë e futbollistit të Romës. Menaxheri i ekipit të klubit verdhekuq njoftoi 112. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të aksidentit.

MAMAJA E ZANIOLO: "GJENEROI URREJTJE"

“Të ketë prodhuar gjithë këtë urrejtje më duket pak e tepruar”: Francesca Costa, nëna e Zaniolo, e shkroi mbrëmjen e djeshme në një histori në Instagram. Ajo më pas e fshiu pas pak minutash, por aty raportonte fyerjet ndaj tij dhe djalit që shfaqeshin në muret jashtë qendrës sportive në Trigoria.

E MOTRA E ZANIOLO: "KEQARDHJE E MADHE"

Klima në kryeqytet rreth Nicoló Zaniolos po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Lojtari është i vendosur për t'u larguar nga Roma në këtë merkato. Pas kontestimit gjatë natës në shtëpinë e lojtarit, mëngjesin e sotëm është postuar një mega pankartë para qendrës sportive në Trigoria. “Ik nga Trigoria, njerëz të parëndësishëm, frikacakë dhe përfitues. Mbështetje pa kushte vetëm për ata që respektojnë ngjyrat tona! Roma”, thuhet në tekst siç, shihet në foto të ndryshme në internet. Ndërkohë, motra e tij Benedetta ka dalë në fushë në mbrojtje të Nikolo. Ajo në një postim në rrjetet sociale ka shfaqur një kolazh pankartash dhe ofendimesh që i kanë mbërritur lojtarit në këto orë, me komentin: “Nuk duhen fjalë. Vetëm keqardhje e madhe për ju".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI