Flash

Video/ Real Madrid përplaset te Real Sociedad: tani Barça është +5

Lapsi.al 29 January 2023
Video/ Real Madrid përplaset te Real Sociedad: tani Barça

Në mbrëmjen e La Liga, buzëqesh Barça. Në fakt, Real Madrid u përplas te Real Sociedad, që bllokoi në 0-0 me një ndeshje të shkëlqyer mbrojtëse, e ndërhyrjet e Alex Remiro. Blancos është tashmë në -5 nga blaugrana. Në ndeshjen tjetër, goli i Saul, i përgatitur me mjeshtëri nga De Paul, ishte i nevojshëm për t'i dhënë Atletico fitoren 1-0 kundër Osasuna. Celta fiton ndaj Athletic Bilbao (1-0) dhe shqetëson Valencian: Gattuso, sërisht humbës, është +1 nga zona e rënies.

Real Madrid u përplas me Real Sociedad të Imanol Alguacil, që bllokoi Blancos në 0-0 me një lojë të shkëlqyer në mbrojtje. Vendimtar Alex Remiro me pritjet e tij. Pas një fillimi të ekuilibruar, u nderz tridhëmbëshi merengues. Shansi i parë është për Vinicius Junior, i cili goditi jashtë, menjëherë pasi kaloi Zubeldia me një tunel. Baskët u kundërpërgjigjën me Illarramendin, por gjithsesi rrezikuan në finale. Remiro duhej të kalonte Kroos dhe Vini Jr., të cilët shpërdoruan ballë për ballë me portierin në shtesë.

Skena përsëritet në fillimin e pjesës së dytë, me Real Madrid që ende nuk e gjeti golin. Të besuarit e Ancelotti rrezikuan kundërsulmin në minutën e 60'. Kubo, ish-Blancos, detyroi Courtois në një ndërhyrjke shpëtimtare. Alguacil humbi Elustondon dhe mbrojtja e tij u dridh nga vërshimet e Vinicius Jr. Remiro ishte sërish i mrekullueshëm, me devijimin që mbrojti 0-0. Real Madrid nuk arriti të thyejë murin e Real Sociedad, dhe kështu Ancelotti luajti kartat Asensio dhe Modric. Megjithatë, Blancos nuk mundën të gjenin shtysën e duhur për të zhbllokuar ndeshjen, ndaj një kundërshtari tinëzar në kundërsulm. Përfundoi 0-0 mes Real Madrid dhe Real Sociedad: Ancelotti ra në -5 nga Barcelona me 42 pikë. Ndërsa baskët mbeten të tretët me 39 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI