Flash

Video/ Dwamena i heq Partizanit suksesin: Cara humb penalltinë, të kuqtë katër ndeshje pa fitore

Lapsi.al 30 January 2023
Video/ Dwamena i heq Partizanit suksesin: Cara humb penalltinë, të

Partizani ngec përsëri. Kundër Egnatias përfundon 1-1 me të kuqtë, që shkojnë në katër ndeshje pa fitore radhazi në kampionat. Skuadra e teknikut Colella shpenzoi mundësitë që nuk duhej. Cara gaboi penalltinë përballë Sherrit, ndërsa avantazhi i vonë i Hotit, zgjati vetëm 8 minuta. Një perlë e Dwamena (kontroll e finalizim) tronditi kryeqytetasit që nuk mundën t'i afrohet kreut, pa përfituar nga humbja e Tiranës.

[video width="1032" height="580" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/sherri.mp4"][/video]

Të kuqtë patën mundësinë më të mirë për të dalë me tre pikët, por u befasuan në fund. Ndeshja e tretë brenda mureve të shtëpisë, në të cilat Partizani arriti të marrë vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme. Shifrat janë rraskapitëse me të besuarit e Colella që nuk po arrijnë të ngrenë kokë. Mba e nisi nga pankina e debutoi në 20 minutat e fundit, pa arritur të zgjidhë problemet e skuadrës. Të kuqtë mund të kishin kaluar në avantazh që në pjesën e parë, kur Sota fitoi një penallti. Cara gaboi përballë Sherrit, në minutën e 23', duke i dhënë tjetër drejtim ndeshjes. Spektakolar portieri i rrogozhinasve, në goditjen e sulmuesit e më pas edhe Hadrojit, duke i cuar të tijtë në ekuilibër në pushim.

[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/hoti.mp4"][/video]

DWAMENA, GJITHNJË AI...

Egnatia mendoi të mbrohet dhe Dwamena dukej i izoluar, edhe pse as Partizani nuk po bënte më shumë. Kjo deri në minutën e 80, kur Cara ktheu një top që dukej i humbur në qendër dhe Hoti shënoi golin e avantazhit. Mund të ishte i fitores, duke parë minutat e pakta në dispozicion. Por pikërisht në të 88', Dwamena tregoi gjithë aftësitë e një sulmuesi që ka luajtur në La Liga. Kontroll e finalizim perfekt për lojtarin, që befasoi Hoxhën në shtyllën e parë. 31 pikë për të kuqtë, në vendin e dytë e tre larg kreut. Ndërsa Egnatia, në debutimin e teknikut Edlir Tetova mbetet e 5 me 27 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI