Flash

Një plumb në zarf për Ferrero e Garrone: kërcënime të frikshme te Sampdoria

Lapsi.al 30 January 2023
Një plumb në zarf për Ferrero e Garrone: kërcënime

Një letër kërcënuese e shoqëruar me një fishek është dorëzuar mëngjesin e sotëm në selinë e Sampdoria në Corte Lambruschini. Digos sapo është sinjalizuar, ka nisur hetimin e çështjes. Përveç plumbit, zarfi kishte edhe një mesazh të shkruar me dorë me shkronja kapitale: "Kësaj radhe është bosh, herën tjetër do të jetë e vërtetë". Sipas informacioneve paraprake, ka edhe një letër drejtuar presidentit Massimo Ferrero dhe ish-pronarit të Sampdoria, Edoardo Garrone.

Mëngjesin e sotëm një grup prej rreth 70 ultrasësh zhvilluan një protestë në via Martin Piaggio, përpara zyrave të Erg. Tifozët bërtisnin parulla, ndezën bomba tymuese dhe ngjitën një fletushkë ku shkruhej "Garrone -Mondini turp". Sipas Digos, kjo protestë nuk ka lidhje me zarfin e me plumbin e dorëzuar mëngjesin e sotëm.

Lexo më tej: “Nuk kam bërë asgjë, ai është i çmendur”: përgjimet e vajzës së Ferreros fundosin presidentin e Sampdorias

Ditët e fundit fansat kishin shkruar një deklaratë kundër familjes Garrone -Mondini. "Nuk funksionon kështu - shkruan ata -. Kemi ndjesinë e qartë se po përpiqesh të zbrazësh fuçinë. Mendoni vërtet se mund tia hidhni kështu? Duke fajësuar Ferrero dhe bordin e drejtorëve? Ju, familja Garrone -Mondini, jeni fajtorët e parë për këtë kërdi. Ferrero? Ishit ju që e pritët me madhështi duke i dorëzuar çelësat e klubit. Nëse U.C.Sampdoria zhduket, ju, familja Garrone -Mondini, do të keni përgjegjësinë kryesore".

Që në nëntor ultrasit kishin marshuar nëpër rrugët e qendrës kundër drejtuesve të klubit. Qëllimi ishte "për të mbajtur një qëndrim të ashpër kundër gjithçkaje dhe kujtdo që i bën keq Sampdorias".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI